Në seancën plenare që do të mbahet ditën e sotme, parlamenti do të votojë raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Komisioni Hetimor i ngritur me iniciativë të deputetëve të maxhorancës, i drejtuar nga Alket Hyseni, mblodhi prova kundër Presidentit dhe në raportin përfundimtar flitej për shkelje të Kushtetutës nga ana e kreut të shtetit.
Nisma për shkarkimin e Metës u bë për shkak të deklaratave të bëra nga ky i fundit gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit, që sipas maxhorancës shkelnin Kushtetutën.
Sipas Kushtetutës, edhe nëse Kuvendi vendos për shkarkimin e tij do të jetë Gjykata Kushtetuese e cila duhet të konfirmojnë ose rrëzojë vendimin e Parlamentit.
Ngritja e këtij Komisionit Hetimor, nuk është njohur nga Presidenti Meta, i cili e ka cilësuar nul dhe anti-kushtetuese.
Presidenti ndonëse është thirrur për të dëshmuar në seancat e Komisionit Hetimor nuk ka pranuar të shkojë në asnjë mbledhje të zhvilluar./Opinion.al