Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestohen 800 persona të dyshuar për krim të organizuar në 16 vende

2021/06/08 at 4:54 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohen 800 persona të dyshuar për krim të organizuar në 16 vende

Autoritetet për zbatimin e ligjit njoftuan sot se një operacion global, i realizuar përmes një platforme të koduar të komunikimit, e zhvilluar nga FBI-ja amerikane, çoi në një seri arrestimesh dhe bastisjesh në të gjithë botën, një goditje kjo e pashembullt kundër bandave kriminale.

Gjatë 18 muajve të kaluar, FBI arriti të kodojë pajisjet e komunikimit të më shumë se 300 grupeve kriminale që vepronin në më shumë se 100 vende, duke i mundësuar policisë ndjekjen e aktivitetit të kriminelëve dhe bisedat e tyre për sulme, transport droge dhe krime të tjera.

Operacioni i quajtur “Mburoja Trojane” përfshiu ndërhyrje të policisë në 16 vende. Më shumë se 800 të dyshuar janë arrestuar dhe më shumë se 32 tonë drogë të llojit kokainë, kanabis, amfetaminë dhe metamfetaminë janë sekuestruar së bashku me 250 armë zjarri, 55 makina luksoze dhe më shumë se 148 milionë dollarë.

Operacioni i ka fillesat e veta pas goditjes kohë më parë të dy platfomave të koduara, EncroChat dhe SkyECC, që përdorte bota e krimit të organizuar.

Kjo i detyroi bandat e krimit të përdornin telefona të rinj për komunikim të sigurtë. FBI kishte atë që nevojitej, një aplikacion të quajtur ANOM, që e kishte instaluar në celularët e modifikuar.

“Kishte një boshllëk të krijuar nga mungesa e këtyre platformave të koduara”, thotë Calvin Shivers, ndihmës drejtor në Divizionin e Hetimit Penal të Byrosë Federale të Hetimit në ShBA.

“Kjo krijoi një mundësi për bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë, jo vetëm për të koduar pajisjen e caktuar, por edhe për të mbledhur informacione dhe realizimin e operacionit të zbulimit”, shtoi ai.

Aplikacioni ishte shtylla e operacionit të drejtuar nga FBI-ja që përfshiu gjithashtu Agjencinë e Luftës Kundër Drogave (DEA) në ShBA, agjencinë policore të Bashkimit Evropian “Europol” dhe agjencitë e zbatimit të ligjit në disa vende.

Mëngjesin e së martës, autoritetet në Australi dhe Zelandën e Re njoftuan se arrestuan qindra kriminelë duke shfrytëzuar aplikacionin ANOM.

Në Australi u arrestuan 224 persona dhe u sekuestruan më shumë se katër tonë drogë dhe 35 milionë dollarë në një operacion që zgjati tre vite. Policia në Zelandën e Re tha se ka arrestuar 35 persona dhe se kishte kapur drogë dhe pasuri me vlerë miliona dollarë.

Vitin e kaluar, policia evropiane zhvilloi një operacion të madh kundër krimit të organizuar duke shkatërruar një rrjet komunikimi të koduar, të njohur si EncroChat, i përdorur nga bandat kriminale në të gjithë kontinentin. Në mars, policia belge arrestoi dhjetëra njerëz pasi goditi sistemin tjetër të koduar të komunikimit, të quajtur SkyECC dhe sekuestroi më shumë se 17 tonë kokainë./ VOA

Etiketa: FBIgrupet kriminaleoperacion

Ju sugjerojmë

Pas kafes që rriti “tensionin” në PD, Ervin Salianji nis takimet me qytetarët
Kryesore

Pas kafes që rriti “tensionin” në PD, Ervin Salianji nis takimet me qytetarët

1 Dhjetor, 2025 9:07 pm
Berisha: Nuk presim shpëtim nga një prokuror apo gjykatës, është koha jonë
Kryesore

Berisha: Nuk presim shpëtim nga një prokuror apo gjykatës, është koha jonë

1 Dhjetor, 2025 8:09 pm
Boshti i fshehur SHBA-Rusi, cili është plani për të shpërbërë BE-në?
Bota

Boshti i fshehur SHBA-Rusi, cili është plani për të shpërbërë BE-në?

1 Dhjetor, 2025 3:32 pm
Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë
Bota

Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë

1 Dhjetor, 2025 2:28 pm
“Kafeja” e demokratëve të pakënaqur, Berisha: I pres ata që kërkojnë të më takojnë
Politikë

“Kafeja” e demokratëve të pakënaqur, Berisha: I pres ata që kërkojnë të më takojnë

1 Dhjetor, 2025 1:36 pm
Berisha: PD do bëjë padi ndaj Ramës për mashtrim publik
Kryesore

Berisha: PD do bëjë padi ndaj Ramës për mashtrim publik

1 Dhjetor, 2025 1:32 pm
Si po hyn AI në botën materiale përmes robotëve të zgjuar
Life Style

Si po hyn AI në botën materiale përmes robotëve të zgjuar

1 Dhjetor, 2025 1:05 pm
4 plumba i morën jetën Edmond Mëhallës, gjendet pistoletë në mjetin e djegur
Kronikë

4 plumba i morën jetën Edmond Mëhallës, gjendet pistoletë në mjetin e djegur

1 Dhjetor, 2025 12:25 pm
Në gjendje të dehur në timon, arrestohen 7 shoferë në Durrës
Kronikë

Në gjendje të dehur në timon, arrestohen 7 shoferë në Durrës

1 Dhjetor, 2025 12:23 pm
Qentë endacakë sulmojnë një person në Vlorë
Aktualitet

Qentë endacakë sulmojnë një person në Vlorë

1 Dhjetor, 2025 12:18 pm
Para
Koronavirus/ Asnjë viktimë në Shqipëri, regjistrohen 13 raste të reja

Koronavirus/ Asnjë viktimë në Shqipëri, regjistrohen 13 raste të reja

Qytetarët e vaksinuar kundër COVID-19 mund të udhëtojnë drejt Spanjës

Qytetarët e vaksinuar kundër COVID-19 mund të udhëtojnë drejt Spanjës

Rama takon Orban: Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Rama takon Orban: Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

TE FUNDIT

Pas kafes që rriti “tensionin” në PD, Ervin Salianji nis takimet me qytetarët

Pas kafes që rriti “tensionin” në PD, Ervin Salianji nis takimet me qytetarët
1 Dhjetor, 2025

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, do të nisë të mërkurën dëgjesat me qytetarët. Mësohet se takimi i parë i...

Lexo më shumë

Berisha: Nuk presim shpëtim nga një prokuror apo gjykatës, është koha jonë

Berisha: Nuk presim shpëtim nga një prokuror apo gjykatës, është koha jonë
1 Dhjetor, 2025

Sali Berisha akuzoi edhe njëherë kryeministrin Rama se përmes parave të drogës është duke qeverisur në vend. Në Foltoren para...

Lexo më shumë

Boshti i fshehur SHBA-Rusi, cili është plani për të shpërbërë BE-në?

Boshti i fshehur SHBA-Rusi, cili është plani për të shpërbërë BE-në?
1 Dhjetor, 2025

Një fantazmë po endet në kontinentin e vjetër: ajo e shpërbërjes së Bashkimit Evropian. Në dokumentin e tij të fundit...

Lexo më shumë

Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë

Papa kërkon shtet palestinez: Ndryshe, konflikti nuk do të zgjidhet kurrë
1 Dhjetor, 2025

Një shtet palestinez është “zgjidhja e vetme” për konfliktin disa dekadash me Izraelin, deklaroi Papa Leoni XIV, duke dëshmuar kështu...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com