Kjo është banesa ku ditën e sotme 56-vjeçari Qemal Bici vrau me sëpatë bashkëshorten e tij, 53-vjeçaren Menturie Bici, dhe më pas u vetëvar në një pemë në fshatin Dragostunjë të Librazhdit.
Shtëpia është e rrethuar nga forcat e policisë të cilat kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të dokumentuar rrethanat e krimit.
Sipas informacioneve, autori i krimit ishte përdorues alkooli dhe kohët e fundit kishte shfaqur shenja depresioni. Po ashtu, bëhet me dije se çifti ka pasur konflikte të vazhdueshme dhe se më herët 56-vjeçari e kishte kërcënuar gruan e tij se do e vriste.
Çifti Bici ishin prindër të katër fëmijëve, ndërsa kanë qenë këtë të fundit që gjetën të pajetë nënë e tyre brenda në banesë dhe babain të vetëvarur në një pemë pranë banesës./Opinion.al