Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-burrin ia vrau babai, çfarë thoshte në 2020 Dhurata për Kudret Saliaj

2021/06/04 at 3:40 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrau ish-burrin e vajzës, çfarë deklaronte Picari në media për viktimën

Kudret Saliaj është viktima e radhës i regjistruar ditën e sotme në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit.


Saliaj është ekzekutuar me pesë plumba nga ish-vjehrri pasi ishte në proces divorci me vajzën e tij, Dhurata Saliajn.

Bëhet me dije se viktima dhe ish-bashkëshortja e tij Dhurata prej më shumë se një viti kishte nisur procedurat për ndarjen, ndërsa të shoqen e akuzonte për dhunë në familje.

Gjithashtu në media është publikuar më herët se Dhurata ka qenë edhe arrestuar pas kallëzimeve të të shoqit. Mes palëve prej vitesh ka akuza dhe kundër akuza. Ndaj Dhuratës nuk kanë munguar akuza për dhunë, mosmarrëveshje apo tradhti bashkëshortore.

Kjo nuk hera e parë që konfliktet dhe mosmarrëveshjet mes palëve bëhen mediatike. Në një intervistë për emisionin “Uniko” ne nëntor 2020, 32-vjeçarja Dhurata Saliaj është shprehur se gjithçka kulmoi në datën 2 tetor të këtij viti, pikërisht në ditën e datëlindjes së babait të saj.

Ajo kishte shkuar në spital pasi nuk ndihej mirë, ndërsa bashkëshorti e akuzoi se e kishte shoqëruar i dashuri. Dhurata mohon këto pretendime, dhe thotë se burri shkoi ta merrte nga spitali dhe më pas e dërgoi në shtëpinë e prindërve.

Dhurata Saliaj ka treguar historinë e ndarjes nga bashkëshorti i saj dhe problemet që lindën në familjen e saj pasi u akuzua nga burri, fëmijët e saj dhe vjehrra për dhunë fizike e psikologjike dhe tradhti bashkëshortore.

Dhurata Saliaj: Si mund t’i them unë bashkëshortit tim me gjithë qejf, më ço te babai im që të ndahem nga burri. Kjo është një gjë shumë e rëndë për atë, por ata e kishin menduar aq mirë këtë pjesë. Më ka marrë nga spitali, më ka tërhequr nga krahu i majtë, që e kam dhe shenjë pickimi, dhe më ka futur në makinë. I them pse shkojmë këtej? A do shkojmë te shtëpia? Jo tha, do shkojmë te babai yt të ballafaqohemi.

Për çfarë të ballafaqoheni?

Dhurata Saliaj: Pse kam ikur unë vetëm në spital. Si mund ta lërë gruan ai, 17 vite që unë kam jetuar me atë, pse kam vajtur vetëm në spital? Pastaj më ka marrë në makinë dhe u habita kur m’u fut djali në makinë mbrapa.

Keni debatuar me djalin në këtë moment?

Dhurata Saliaj: Jo fare. S’kam debatuar fare. Atë ditë babi kishte datëlindjen. Mendova se do vinim dhe për datëlindjen e babit. S’e mendova unë që ai do më linte këtu.

Pra, ju jeni ndarë dhe ka ndodhur gjithë historia në ditën e datëlindjes së babait tuaj?

Dhurata Saliaj: Që ishte një surprizë e madhe dhe për babin.

Por ai pretendon se ka debatuar me ju dhe ju ka lutur që të ktheheni në shtëpi për hatër të fëmijëve dhe ju keni thënë unë nuk kthehem kurrë më mbrapa me ju. Madje keni debatuar dhe me djalin tuaj për pjesën e të dashurve që pretendon se ju i kishit.

Dhurata Saliaj: Kjo s’është e vërtetë. Bashkëshorti im s’më ka dhënë as edhe një sqarim. Unë kam tentuar e kam marrë dhe më mbrapa në telefon dhe i kam thënë: Kemi 17 vjet të martuar, si s’më dhe një sqarim për çfarë po më lë. /Opinion.al

Etiketa: burrëdhurata saliajvrashe


Ju sugjerojmë

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste
-U tha në Opinion

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste

25 Nëntor, 2025 10:59 pm
“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë
-U tha në Opinion

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë

25 Nëntor, 2025 10:37 pm
Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv

25 Nëntor, 2025 10:24 pm
Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
Bota

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes

25 Nëntor, 2025 10:02 pm
Ja cilat zona në Tiranë do të kenë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm
Aktualitet

Ja cilat zona në Tiranë do të kenë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm

25 Nëntor, 2025 9:18 pm
“Do nënshkruhet shumë shpejt”, Trump: Marrëveshja për mineralet e rralla me Ukrainën ka përfunduar
Bota

Ukraina kërkon takim Trump-Zelensky në SHBA këtë javë

25 Nëntor, 2025 7:32 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Trump: Po i afrohemi shumë marrëveshjes për Ukrainën

25 Nëntor, 2025 6:38 pm
Serbia: Kemi arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së për nxitje të krimeve të luftës
Rajoni

Serbia: Kemi arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së për nxitje të krimeve të luftës

25 Nëntor, 2025 6:18 pm
Caktohet data kur KLP zgjedh pasuesin e Altin Dumanit
Aktualitet

Caktohet data kur KLP zgjedh pasuesin e Altin Dumanit

25 Nëntor, 2025 5:52 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

Deklaratat e Marta Kos për zgjedhjet e 11 majit, PD notë verbale delegacionit të BE

25 Nëntor, 2025 5:18 pm
Para
I shtrirë në tokë dhe i gjakosur, del fotoja e Kudret Saliaj në lokal

I shtrirë në tokë dhe i gjakosur, del fotoja e Kudret Saliaj në lokal

Arrestohet inspektori i Bashkisë Fier, merrte para nën presionin e gjobave

Arrestohet inspektori i Bashkisë Fier, merrte para nën presionin e gjobave

“Arrijmë 300 mijë vaksinime”,Manastirliu:Çfarë do e përkeqësonte pandeminë

Manastirliu tregon sa raste aktive me COVID ka në Tiranë dhe gjithë vendin
















TE FUNDIT

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste
25 Nëntor, 2025

Lidhur me rastin e së hënës ku dy persona në Orosh u arrestuan pas 12 orëve mosbindje ndaj policisë, Eugen...

Lexo më shumë

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë
25 Nëntor, 2025

Gazetari Artan Hoxha ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me shpalljen person “non grata” nga Greqia. Hoxha sqaroi me detaje...

Lexo më shumë

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv
25 Nëntor, 2025

Më 21 nëntor, Këshilli i Ministrave iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me një shkresë për të pezulluar vendimin e Gjykatës së...

Lexo më shumë

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
25 Nëntor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Kievi është gati të ecë përpara me marrëveshjen e paqes të mbështetur nga SHBA-të dhe është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com