Një person është ekzekutuar me armë zjarri ditën e sotme pranë Gjykatës së Tiranës. Mësohet se një person i identifikuar si Mexhep Picari është futur në ambientet e një lokali dhe ka qëlluar me armë ndaj Kudret Saliaj, i cili ishte në proces divorci me vajzën e tij.
Po ashtu, nga të shtënat me armë ka mbeti i plagosur dhe avokati i viktimës Adriatik Cama, i cili ndodhej në të njëjtën tavolinë. Bëhet me dije se ditën e sotme Saliaj kishte seancë gjyqësore në orën 12:00 për çështjen e divorcit.
Sipas informacioneve, autori pasi ka qëlluar me armës është larguar me makinë nga vendi i ngjarjes. Adriatik Cama është ish-prokurori që ka pasur në dorë dosjen e vrasjeve të protestës së 21 janarit 2011./ Opinion.al