Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“U përballëm me regjimin me trimëri”, Basha: I vetmi armik, Edi Rama

2021/06/03 at 2:22 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“U përballëm me regjimin me trimëri”, Basha: I vetmi armik, Edi Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën sotme një takim me demokratët e Kavajës, Rrogozhinës dhe Njësitë 15-16.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati u ndal te gara që po zhvillohet për kreun e PD . Basha deklaroi se nuk duhet të lejojnë që ky proces, përfshirë edhe garën e brendshme, edhe fushatën e brendshme, mos të devijojë në asnjë çast vëmendjen ndaj të vetmit armik, Edi Ramës.

Ndërsa më tej duke iu referuar zgjedhjeve të 25 prillit, Basha tha se PD është përballur me “regjimin” me trimëri dhe dinjitet teksa theksoi se masakrën e këtyre zgjedhjeve nuk do ta pranojë kurrë.

“Ne jemi një familje shumë e madhe. Në fakt në kuptimin demokratik, jemi një familja më e madhe, kemi dal edhe më të mëdhenj nga 25 prilli, nga mbështetja popullore, numerikisht dhe moralisht. Por paqartësia që mund të sundoj mendjen apo zemrën e ndokujt, nuk mund të kthehet në arsye për të hedhur poshtë sakrificën tuaj, sakrificën e demokratëve anembanë Shqipërisë. Ndaj kam paralajmëruar dhe do vazhdoj të paralajmëroj, siç e kam për detyrë si kryetar i Partisë Demokratike, por dhe si demokrat për këtë rrezik i cili shfaqet në formën e dilemës se çfarë ishtë 25 prilli.

Rreziku i dorëzimit përpara atyre që 25 prillin e konsiderojnë fitore të Edi Ramës dhe jo masakër zgjedhore siç e dini fare mirë ju, është fara që hidhet për një përçarje të re në mesin tonë.
Ne jemi e vetmja shpresë që këtë shumicë të marrë peng nga pakica, ta organizojmë dhe ta kthejmë në një lëvizje masive popullore të cilës do t’i primë për të rikthyer demokracinë dhe përmes demokracisë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme për të marrë barrën e ndryshimit përmes qeverisjes në nivel vendor dhe nivel qëndror një orë e më parë. Padiskutim kjo kërkon një vetëdije të çdo demokrati, po mua më vjen mirë që kudo ku kam shkuar, demokratët i kam gjetur të qartë dhe të bashkuar.

Sikundër mos të lejojmë që ky proces, përfshirë edhe garën e brendshme, edhe fushatën e brendshme, mos të devijojë në asnjë çast vëmendjen tonë ndaj të vetmit armik, të vetmit kundërshtar që kanë shqiptarët, Shqipëria dhe demokrcia, që është regjimi i Edi Ramës dhe i Tom Doshit me shokë.

Parndaj miqtë e mi, dua t’ju them fare qartë: unë e di se sa sakrifica keni bërë dhe se çfarë betejash keni zhvilluar, sikundër ju e dini që lidershipi im nuk ka qenë lidership privilegjesh, por i sakrificave të përbashkëta në të cilat j’ua kam drejtuar me vetëdijen e thellë dhe se po e bënim për diçka shumë më të madhe se vetja jonë, madje shumë më të madhe sesa Partia Demokratike, po e bënim për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Sikundër jam i bindur se pa këto sakrifica dhe beteja, sot nuk do të ishim as gjysma e 2017-ës, ku në fakt jemi fituesit e vërtet përkohësisht të ndalur nga masakra zgjedhore.
Kundërshtari na do të përçarë, na do të merremi me veten tonë, na do jo në betejë po në konfuzion, në dilema, në dyshime, në mosbesim, ne duhet t’ia mohojmë, ne duhet të dalim nga kjo garë e brendshme ashtu siç doni ju, të pandarë, të bashkuar dhe të vendosur për ta çuar betejën deri në fund”, tha Basha. /Opinion.al

Etiketa: 25 prilliBashaPD

Ju sugjerojmë

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi
-U tha në Opinion

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi

18 Dhjetor, 2025 10:34 pm
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
-U tha në Opinion

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

18 Dhjetor, 2025 10:24 pm
Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
-U tha në Opinion

Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…

18 Dhjetor, 2025 9:55 pm
“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh
-U tha në Opinion

“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh

18 Dhjetor, 2025 9:51 pm
“I detyrohem një gjë të madhe”, Rama flet në Opinion për babain e tij
-U tha në Opinion

“I detyrohem një gjë të madhe”, Rama flet në Opinion për babain e tij

18 Dhjetor, 2025 9:43 pm
“Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës”,Rama flet për “refleksionet” e 35 viteve më parë
-U tha në Opinion

“Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës”,Rama flet për “refleksionet” e 35 viteve më parë

18 Dhjetor, 2025 9:39 pm
Rama tregon liritë që ka “humbur” nga politika.Fevziu i kujton foton nudo nga plazhi
-U tha në Opinion

Rama tregon liritë që ka “humbur” nga politika.Fevziu i kujton foton nudo nga plazhi

18 Dhjetor, 2025 9:33 pm
Rama “kthehet” 35 vite pas: Nuk kisha asnjë dëshirë që të merresha me politikë
-U tha në Opinion

Rama “kthehet” 35 vite pas: Nuk kisha asnjë dëshirë që të merresha me politikë

18 Dhjetor, 2025 9:24 pm
Rama për The Observer: Shqipëria mund ta ndihmojë BE të mbijetojë, na jepni një vend
Kryesore

Rama për The Observer: Shqipëria mund ta ndihmojë BE të mbijetojë, na jepni një vend

18 Dhjetor, 2025 9:04 pm
Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë
Kryesore

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë

18 Dhjetor, 2025 7:17 pm
Para
Shpërndanin kanabis në Shkodër, arrestohen dy të rinj

U kapën me tritol, armë e granata, gjykata lë në burg tre të arrestuarit

BE ndihmon vendet që synojnë anëtarësimin, por ka kushte

BE ndihmon vendet që synojnë anëtarësimin, por ka kushte

Kosovë/ 1 viktimë dhe 80 raste të reja me Covid-19

Kosovë/ Asnjë vdekje nga koronavirusi, 12 raste të reja

TE FUNDIT

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi
18 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama komentoi gjatë një interviste në opinion “çelësin” e mbijetesës së gjatë në politikë. Ai nuk i vuri...

Lexo më shumë

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
18 Dhjetor, 2025

Për herë të parë kryeministri Edi Rama ka zbuluar deri në detaje se çfarë ndodhi mes tij dhe Lulzim Bashës,...

Lexo më shumë

Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…

Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
18 Dhjetor, 2025

Gjatë intervistës për emisionin “Opinion” si një reflektim për 35 vite demokraci, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për pasojat...

Lexo më shumë

“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh

“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh
18 Dhjetor, 2025

Nëpërmjet një interviste në emisionin “Opinion”, kryeministri Edi Rama është “kthyer” 35 vite pas duke kujtuar fillimet e tij të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com