Edith Harxhi, kandidatja për kreun e PD është takuar me demokratët në qarkun e Kukësit. Harxhi e shoqëruar nga kryetari i këshillit kombëtar të PD-së, Bujar Nishani dhe Ibsen Elezi, kërkoi mbështetjen e demokratëve për të marrë drejtimin e PD.
Harxhi ka folur dhe për rikthimin e politikanëve të larguar nga PD gjatë kohë është udhëhequr nga Lulzim Basha. Kandidatja për kreun e PD tha se do të jetë kryesia e partisë e cila do të vendos rikthimin tyre.
“Kërkim falje që nuk e shpëtuam PD-në sidomos në eliminimin nga gara të Ibsenit. 25 bashki do i kishim, por ne u larguam nga institucionet dhe kjo na ka dëmtuar shumë. Edi Rama thyhet me institucione, votë dhe frymëzim. PD është në një gjendje që të mos mund ta marrë veten për një kohë të gjatë. Demokratët duan të shohin dritën e ndryshimit. Unë kam bashkëpunuar me Bashën, kam qenë bashkëpunëtorja e tij më e afërt, kryeja detyrat me marrëdhëniet me jashtë. I kam ofruar, i kam shtrirë dorën në 2018 për një statut të ri të PD-së. Kryesia që do të vendosë rikthimin. Dikush ka marrë vendime të caktuara, që kanë qenë personale, por që këtej e tutje do të diskutohet me forumet. Thirrja ime nuk është për emra të vecantë, nuk duhet me e personalizuar fjalën bashkim. Unë e kam fjalën për kontribuuesit që në 1990. Zonja Topalli ka ardhur në ’97. Unë kërkoj hapjen e partisë”,-tha Harxhi./Opinion.al