Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tensionet mes Bjellorusisë dhe Evropës, Lukashenko takon Putin

2021/05/28 at 6:30 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensionet mes Bjellorusisë dhe Evropës, Lukashenko takon Putin

Udhëheqësi bjellorus Aleksandër Lukashenko shkoi në Rusi të premten për bisedime me Presidentin Vladimir Putin, në mes të tensioneve me Evropën rreth uljes dramatike të një avioni pasagjerësh në Minsk dhe arrestimit të një blogeri disident.


Po të premten, autoritetet ruse refuzuan të lejojnë dy avionë të vendeve të Bashkimit Evropian që të kalonin në Moskë dhe të shmangnin përdorimin e hapësirës ajrore të Bjellorusisë.

Autoritetet ruse refuzuan të lejojnë një avion të Austrian Airlines nga Vjena dhe Air France nga Parisi që të uleshin në Moskë dhe fluturimet u desh të anuloheshin, thanë kompanitë.

Megjithëse Rusia tha se bëhej fjalë për probleme teknike, veprimi duket të jetë shenjë mbështetjeje për qeverinë e Minskut.

Shefi i punëve të jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell thotë se nuk e di nëse këto janë incidente të izoluara.

“Ishte një konfuzion i madh në trafikun ajror, por ende nuk e di nëse po bëhet për raste specifike, apo është një normë e përgjithshme nga autoritetet ruse për t’i bërë aeroplanët evropianë që të përshkojnë hapësirën e Bjellorusisë”, tha ai para se të hynte në një takim të Ministrave të Mbrojtjes të BE-së.

Ai shtoi se duhet pritej për të parë nëse ishte e nevojshme të merreshin masa.

Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko tha se “situata është pothuajse absurde” duke iu referuar mungesës së fluturimeve me me Rusinë, për shkak të pandemisë.

“Mendoj se do të arrijmë një marrëveshje me presidentin Putin për këtë çështje, sepse një situatë e vështirë na shtyu të marrim masa”, tha ai duke folur për vendimin e BE-së për të mos përdorur hapësirën bjelloruse dhe mundësinë për rivendosjen e lidhjes ajrore midis Rusisë dhe Bjellorusisë.

Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë u takua me zyrtarët e lartë rusë të premten për të kërkuar ndihmë në mes të përplasjes me Bashkimin Evropian rreth devijimit të një fluturimi për të arrestuar një gazetar disident.

Lukashenko takohet me zotin Putin në rezidencën e tij të Detit të Zi në Soçi për bisedime mbi lidhje më të ngushta ekonomike, sipas Kremlinit.

Bisedimet ishin planifikuar që para incidentit të avionit, por vijnë ndërsa Perëndimi ka akuzuar Bjellorusinë për pirateri për mënyrën se si u ul avioni.

Rusia, një aleate e ngushtë i ka ofruar mbështetje verbale Minskut, ndërsa hedh poshtë spekulimet se ajo ishte vetë bashkëpunëtore në incidentin e Minskut./ VOA

Etiketa: BjellrusilukashenkoPutinrusishba


Ju sugjerojmë

A po sundon Trump si një Mbret?
Bota

A po sundon Trump si një Mbret?

30 Tetor, 2025 3:15 pm
Dogji dy automjete dhe grabiti disa banesa, pranga të riut në Tiranë
Kronikë

Dogji dy automjete dhe grabiti disa banesa, pranga të riut në Tiranë

30 Tetor, 2025 3:13 pm
Daja e viktimës në Vlorë: Nuk është aksident, por vrasje me dashje
Kronikë

Daja e viktimës në Vlorë: Nuk është aksident, por vrasje me dashje

30 Tetor, 2025 2:55 pm
Energjia diellore shpëton miliarda euro për gjermanët
Bota

Energjia diellore shpëton miliarda euro për gjermanët

30 Tetor, 2025 2:33 pm
Shqipëri-Itali, për herë të parë mbledhje e përbashkët e dy qeverive në Romë
Kryesore

Shqipëri-Itali, për herë të parë mbledhje e përbashkët e dy qeverive në Romë

30 Tetor, 2025 2:21 pm
I hapet rruga Gjergji Nikës, mund të garojë si kandidat i pavarur për bashkinë Vlorë
Politikë

I hapet rruga Gjergji Nikës, mund të garojë si kandidat i pavarur për bashkinë Vlorë

30 Tetor, 2025 2:15 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

I dënuar në Itali për përdhunim, arrestohet në Tropojë

30 Tetor, 2025 1:25 pm
Ardon Jashari kthehet në stërvitje me Milanin
Sport

Ardon Jashari kthehet në stërvitje me Milanin

30 Tetor, 2025 12:56 pm
Përplasje mes deputetëve të opozitës, Tabaku-Muçit: Mos bëj opozitë mbi opozitën
Kryesore

Përplasje mes deputetëve të opozitës, Tabaku-Muçit: Mos bëj opozitë mbi opozitën

30 Tetor, 2025 12:43 pm
Kërkesa për shkarkimin e Peleshit, Balla-Berishës: U mbush mali dhe polli 10 vota
Kryesore

Kërkesa për shkarkimin e Peleshit, Balla-Berishës: U mbush mali dhe polli 10 vota

30 Tetor, 2025 12:18 pm
Para
Covax paralajmëron mungesë vaksinash

Covax paralajmëron mungesë vaksinash

Zgjedhjet në PD, Kadilli: Basha fshihet pas gjysmë të vërtetash

Zgjedhjet në PD, Kadilli: Basha fshihet pas gjysmë të vërtetash

Negociatat, Rama: Shqipëria i ka kryer detyrat,BE të respektojë vendimin

Masat anti-COVID, Rama: E dimë mirë atë që bëjmë, nuk biem në kurthin e...
















TE FUNDIT

A po sundon Trump si një Mbret?

A po sundon Trump si një Mbret?
30 Tetor, 2025

Mbretërit sundojnë nga lindja dhe bekimi. Ata sundojnë edhe përmes frikës. Kur miliona protestues dolën këtë muaj për të thënë...

Lexo më shumë

Dogji dy automjete dhe grabiti disa banesa, pranga të riut në Tiranë

Dogji dy automjete dhe grabiti disa banesa, pranga të riut në Tiranë
30 Tetor, 2025

Është vënë në pranga Marius Xhepa, i cili dyshohet se ka djegur dy automjete dhe ka grabitur disa banesa në...

Lexo më shumë

Daja e viktimës në Vlorë: Nuk është aksident, por vrasje me dashje

Daja e viktimës në Vlorë: Nuk është aksident, por vrasje me dashje
30 Tetor, 2025

Daja i Leandro Shametajt, 17-vjeçarit që u aksidentua për vdekje në Vlorë, deklaroi për mediat se të afërmit e viktimës...

Lexo më shumë

Energjia diellore shpëton miliarda euro për gjermanët

Energjia diellore shpëton miliarda euro për gjermanët
30 Tetor, 2025

Zgjerimi i prodhimit të energjisë diellore në Gjermani ka çuar në uljen e çmimeve të energjisë elektrike, duke ndihmuar vendin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com