Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biden: SHBA do të publikojë gjetjet mbi origjinën e koronavirusit

2021/05/28 at 8:53 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Biden: SHBA do të publikojë gjetjet mbi origjinën e koronavirusit

SHBA do të publikojë rezultatet e hetimeve mbi origjinën e koronavirusit që ka shkaktuar një pandemi dërrmuese dhe ka lënë të vdekur miliona njerëz në botë.

Para se të hipte në avionin presidencial për t’u nisur për në Klivland të Ohajos, Presidenti Biden u tha gazetarëve të enjten se do t’i bënte publike rezultatet e hetimeve “përveçse nëse ka diçka delikate që ende nuk e di”.

Komuniteti i inteligjencës amerikane tha të enjten se agjencitë e zbulimit të SHBA kanë dy teori për origjinën e COVID-19.

Dy agjenci të inteligjencës besojnë se virusi doli natyrshëm nga kontakti njerëzor me kafshë të infektuara dhe një e tretë thotë se burim i pandemisë globale mund të ketë qenë një aksident laboratorik.

“Komuniteti i inteligjencës së SHBA nuk e di saktësisht se ku, kur, apo si u transmetua fillimisht virusi COVID-19, por bashkohet rreth dy skenarëve të mundshëm,” tha Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI), duke shtuar se shumica beson se nuk ekziston “informacion i mjaftueshëm për të vlerësuar se njëri skenar ka më shumë të ngjarë se tjetri”.

Deklarata e ODNI nuk identifikon se cilat nga 17 agjencitë që përbëjnë komunitetin e inteligjencës amerikane besojnë se virusi e ka origjinën te kafshët e infektuara dhe cilat besojnë se e ka origjinën te një aksident laboratorik.

Sidoqoftë, në të dyja rastet, ODNI tha se agjencitë të cilat anojnë në njërin ose në tjetrin shpjegim e bëjnë këtë me “një shkallë të ulët ose të moderuar besimi”, që në gjuhën e inteligjencës nënkupton se ata besojnë se provat, të cilat mbështesin pikëpamjen e tyre, nuk janë përfundimtare.

Zyrtarët nuk pranuan të diskutojnë se cilat agjenci kishin shprehur pikëpamje mbi origjinën e virusit, por theksuan se një shumicë e madhe e agjencive amerikane besojnë se informacioni është i pamjaftueshëm për të përcaktuar se njëri skenar për origjinën e virusit ka qenë më i mundshëm se tjetri.

Biden, thirrje për hetime të mëtejshme

Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se ai ka bërë thirrje për hetime të mëtejshme mbi origjinën e pandemisë.

“I kam kërkuar komunitetit të zbulimit që të dyfishojë përpjekjet për të mbledhur dhe analizuar informacione që mund të na sjellin më pranë një përfundimi dhe të më raportojnë mbi këtë çështje brenda 90 ditësh”, tha ai.

“Si pjesë e këtij raporti, kam kërkuar hetime të mëtejshme, duke përfshirë pyetje specifike për Kinën”, tha Presidenti Biden./VOA

Etiketa: Bidecovid-19shba

Ju sugjerojmë

Ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari, vodhi bizhuteri në një argjendari
Kronikë

Ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari, vodhi bizhuteri në një argjendari

22 Qershor, 2025 3:56 pm
500 motorë ndezin Korçën/ Zhvillohet “Motor and Rock festival”
Aktualitet

500 motorë ndezin Korçën/ Zhvillohet “Motor and Rock festival”

22 Qershor, 2025 3:52 pm
6 vite burg për drogë, ekstradohet nga Dubai ish-futbollisti
Sport

6 vite burg për drogë, ekstradohet nga Dubai ish-futbollisti

22 Qershor, 2025 3:51 pm
Hegseth: Goditja ndaj Iranit ishte “brilante”, programi bërthamor është shkatërruar
Bota

Hegseth: Goditja ndaj Iranit ishte “brilante”, programi bërthamor është shkatërruar

22 Qershor, 2025 3:50 pm
Situatë dramatike në Gazë: E sigurt se na kanë harruar
Bota

Situatë dramatike në Gazë: E sigurt se na kanë harruar

22 Qershor, 2025 3:40 pm
Netanyahu falenderon Trump: Do mbetet në histori si lideri që ndali Iranin
Bota

Netanyahu falenderon Trump: Do mbetet në histori si lideri që ndali Iranin

22 Qershor, 2025 3:22 pm
“Izrael-Iran”/Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe: Lufta është gjithmonë një disfatë
Bota

Thirrja e Papa Leoni XIV: Diplomacia të “heshtë” armët

22 Qershor, 2025 3:17 pm
“E Diela ndryshe”- Shtatë fëmijë jetimë bëhen me shtëpi
Aktualitet

“E Diela ndryshe”- Shtatë fëmijë jetimë bëhen me shtëpi

22 Qershor, 2025 3:10 pm
Gjermania dhe riarmatimi i madh, mes nevojës për siguri e kapacitete parandaluese dhe hijes së historisë
Bota

Sulmet/‘Pro zgjidhjes diplomatike’, Merz: Irani të fillojë bisedimet me SHBA

22 Qershor, 2025 3:00 pm
“S’ka hapësirë për diplomaci”/Ministri i Jashtëm i Iranit:Duhet t’i përgjigjemi SHBA
Bota

“S’ka hapësirë për diplomaci”/Ministri i Jashtëm i Iranit:Duhet t’i përgjigjemi SHBA

22 Qershor, 2025 2:35 pm
Para
Greqi/Vrasja e 20vjeçares,dyshohet se bashkëshorti ka lidhje me grabitësit

Greqi/Vrasja e 20vjeçares,dyshohet se bashkëshorti ka lidhje me grabitësit

Emri/31-vjeçari në burg në Angli, Policia i sekuestron 500 mijë USD pasuri

Emri/31-vjeçari në burg në Angli, Policia i sekuestron 500 mijë USD pasuri

Gjendet i vdekur në banesën e tij në Pogradec amerikani

Përplasi me motoçikletë fëmijën 3 vjeç, arrestohet 19-vjeçari

TE FUNDIT

Ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari, vodhi bizhuteri në një argjendari

Ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari, vodhi bizhuteri në një argjendari
22 Qershor, 2025

Një 45-vjeçar është ekstraduar nga Greqia, pasi në vitin 2021, në bashkëpunim me një shtetas të tjetër, vodhi bizhuteri në...

Lexo më shumë

500 motorë ndezin Korçën/ Zhvillohet “Motor and Rock festival”

500 motorë ndezin Korçën/ Zhvillohet “Motor and Rock festival”
22 Qershor, 2025

Atmosfera u krijua për dy ditë në juglindje të vendit falë edicionit të shtatë të Motor and Rock Festival. Organizimi...

Lexo më shumë

6 vite burg për drogë, ekstradohet nga Dubai ish-futbollisti

6 vite burg për drogë, ekstradohet nga Dubai ish-futbollisti
22 Qershor, 2025

Ish-ylli i Ajax dhe i kombëtares holandeze, Quincy Promes, është ekstraduar nga Dubai në Holandë në bazë të një urdhërarresti...

Lexo më shumë

Hegseth: Goditja ndaj Iranit ishte “brilante”, programi bërthamor është shkatërruar

Hegseth: Goditja ndaj Iranit ishte “brilante”, programi bërthamor është shkatërruar
22 Qershor, 2025

Pete Hegseth, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes ka deklaruar se operacioni ushtarak i ndërmarrë nga SHBA ndaj objekteve bërthamore të Iranit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com