Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Denoncimi/I dënuar gabimisht, babai i 2 fëmijeve mbahet në burgun e Fierit

2021/05/27 at 10:22 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berat/I burgosuri varet me çarçafë, dërgohet rëndë në spital

Ylli Hida nga Selba e Dajtit është 37 vjeç dhe baba i dy fëmijëve. Më 13 Janar 2021 teksa ishte në fabrikën e këpucëve ku punon që nga viti 2011, e arrestojnë për llogari të ekzekutimit të një vendimi të Gjykatës së Durrësit të vitit 2015, që kishte në thelb dënimin në mungesë me 7 vjet heqje lirie për kultivim kanabisi.


“I jam drejtuar emisionit sepse më kanë bërë një padrejtësi. Më kanë arrestuar vëllain në 2021-shin ndërkohë që ka qenë në marrëdhënie pune, pa shkëputje. Është dënuar në mungesë me 7 vjet.

Sikur ky ka qenë kultivues dhe shpërndarës i tyre. Vëllai im ka ardhur në 2011 në Shqipëri. Ka qenë në Greqi, ka qenë pa dokumente. Ka filluar punë tek kjo firmë ku edhe e arrestoi policia. Ne nuk e njohim drogën, plus nuk e dimë hiç atë zonë. E kemi marrë në telefon, por çfarë të thotë. Si një i dënuar që është i pafajshëm”, tha vëllai i të dënuarit.

37-vjeçari ndodhet në burgun e Fierit dhe pretendon se është i pafajshëm ndaj dhe përmes avokatit të tij, ka bërë kërkesë për rishikim vendimi.

Emisioni “Stop” analizoi dosjen. Aty kuptohet qartë që bëhet fjalë për një të dënuar gabimisht. I pandehuri dhe personi ndaj të cilit është kërkuar arrestimi dhe dënimi, në të vërtetë është një qytetar tjetër me të njëjtin emër. Emri është i njëjtë, Ylli Hida, por krimineli i vërtetë është i biri i Ramazanit dhe Ermirës me vit lindjeje 1990. Ndërsa identiteti i të riut që qëndron në qeli gabimisht, është Ylli Hida, i biri i Hamza dhe Fëllënxa dhe me vit lindjeje 1984.

Veç kësaj, numri i telefonit i përgjuar, sipas kompanisë celulare, nuk i përket familjes Hida. Ata kanë marrë një vërtetim ku e vërtetojnë këtë gjë. I gjithë procesi ka probleme. Emrat janë shënuar gabim. Në dosje thuhet se Ylli Hida, i biri i Hamzait dhe i Fëllënxës, ka 12 klasë shkollë, por kjo është gabim.

“Ai 8 klasë mezi i ka mbaruar kurse në dokumentet e gjykatës thotë 12”, tha vëllai.

Provë tjetër është vërtetimi i punës, që fakton se Ylli Hida nga Selba e Dajtit, që prej vitit 2011 e deri më 13 Janar 2021, ditën e arrestimit, ishte në marrëdhënie pune në një fabrikë këpucësh.

Avokati mbrojtës, Agim Bega, shpjegoi se ka bërë kërkesë për rishikim vendimi në gjykatën e Durrësit me prova të reja si: certifikatë personale ose familjare  të Ylli Hidës, që nuk ndodhet në dosje.

Agim Bega: Në momentin, që është arrestuar, ne kemi bërë kërkesë për rivendosje në afat të ankimit, Shkalla e Parë. Është pranuar kërkesa për rivendosje në afat. Njëkohësisht ne bëmë edhe kërkesë për rishikim, se kishim një provë të re. Aspektet proceduriale janë shfrytëzuar në maksimum. Rishikimi është në Gjykatën e Apelit Durrës. Ka marrë njoftim një i panjohur, një person i paidentifikuar. Kur është bërë gjyqi në Shkallën e Parë, nuk është shfrytëzuar ligji, që thotë: “Zotëri, kush është ky, që ka marrë dijeni për këtë punë”? Ata kanë bërë një firmë, për të kaluar kohën dhe kanë vazhduar procesin. Në këtë moment, që është konfirmuar gjoja, nga një oficer, që ai, nuk e di, ka qenë në burg më duket për këto punë, një OPGJ.

Gazetar: Ka qenë në burg ky OPGJ?

Agim Bega: Po, për këto pelivanllëqe, që ka bërë. Megjithatë, ne nuk i dimë pozitat e tij, është një aspekt tjetër.

Gazetar: Megjithatë avokat mund të themi se po mbahet kot së koti një i akuzuar në burg?

Agim Bega: Për mua është një paturpësi e madhe. Unë nuk kërkoj dot zëvendësim mase, tani, kjo më ka mbërthyer, se duhet të fillojë procesi i parë. Të kërkoj zëvendësim mase, të paktën! /tvklan.al

Etiketa: burggjykatestop


Ju sugjerojmë

Vuçiç niset drejt Moskës
Rajoni

Vuçiç bisedon me Maduron për përmirësimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Venezuelës

21 Gusht, 2025 10:25 pm
Tushemisht/ Kaloi vijën liqenore, bllokohet mjeti lundrues me 7 persona
Aktualitet

Tushemisht/ Kaloi vijën liqenore, bllokohet mjeti lundrues me 7 persona

21 Gusht, 2025 10:14 pm
Zelensky: Nuk do të luaj lojërat e Putinit me armëpushime të shkurtra
Bota

Zelensky akuza Rusisë se po shmang takimin e tij me Putinin

21 Gusht, 2025 9:58 pm
Zjarret në Evropë, miliona hektarë të djegur në 2025
Bota

Zjarret në Evropë, miliona hektarë të djegur në 2025

21 Gusht, 2025 9:32 pm
Aktori Shundi në betejë me sëmundjen e rëndë, dy ministrit: Do mbulojmë shpenzimet!
Aktualitet

Aktori Shundi në betejë me sëmundjen e rëndë, dy ministrit: Do mbulojmë shpenzimet!

21 Gusht, 2025 9:07 pm
A do të dërgohen ushtarë gjermanë në Ukrainë?
Bota

A do të dërgohen ushtarë gjermanë në Ukrainë?

21 Gusht, 2025 8:54 pm
Serbia dënon vendimin e Kosovës për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet
Rajoni

Serbia dënon vendimin e Kosovës për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet

21 Gusht, 2025 8:34 pm
Jugu i Shqipërisë “pushtohet” nga turistët, vlerësohet mikpritja dhe plazhet
Aktualitet

Jugu i Shqipërisë “pushtohet” nga turistët, vlerësohet mikpritja dhe plazhet

21 Gusht, 2025 8:11 pm
Euro shënon rënien rekord: Këmbehet shumë pranë 97 lekëve
Aktualitet

Shqipëri/ Rekord pagesash me euro në korrik

21 Gusht, 2025 7:48 pm
RMV/Ndërhyrjet kardiologjike,për shëndetin e pacientëve apo për përfitime financiare
Rajoni

RMV/Ndërhyrjet kardiologjike,për shëndetin e pacientëve apo për përfitime financiare

21 Gusht, 2025 7:26 pm
Para
Berisha pritet me duartrokitje/A do e lërë mandatin? Ja si përgjigjet

Berisha flet për marrëdhëniet me Sorosin:Kanë filluar shumë të mira,por...

Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi për sot, shenjat më me fat

“E dinte që Berisha do të shpallej “non grata”, Basha: Shpifje e ulët!

"E dinte që Berisha do të shpallej "non grata", Basha: Shpifje e ulët!
















TE FUNDIT

Vuçiç bisedon me Maduron për përmirësimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Venezuelës

Vuçiç niset drejt Moskës
21 Gusht, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi të enjten e ka zhvilluar një bisedë “të mirë dhe përmbajtësore” përmes telefonit me...

Lexo më shumë

Tushemisht/ Kaloi vijën liqenore, bllokohet mjeti lundrues me 7 persona

Tushemisht/ Kaloi vijën liqenore, bllokohet mjeti lundrues me 7 persona
21 Gusht, 2025

Një mjet lundrues me 7 persona në bord është bllokuar nga policia kufitare në Pogradec pasi kishte kaluar vijën liqenore...

Lexo më shumë

Zelensky akuza Rusisë se po shmang takimin e tij me Putinin

Zelensky: Nuk do të luaj lojërat e Putinit me armëpushime të shkurtra
21 Gusht, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, akuzoi të martën Rusinë se po përpiqet të shmangë çdo mundësi për një takim me...

Lexo më shumë

Zjarret në Evropë, miliona hektarë të djegur në 2025

Zjarret në Evropë, miliona hektarë të djegur në 2025
21 Gusht, 2025

Zjaret kanë djegur deri tani më shumë se një milion hektarë tokë në vendet e Bashkimin Evropiat gjatë vitit 2025,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com