Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Së shpejti do të mund të fshihni pëlqimet në Instagram dhe Facebook

2021/05/26 at 5:06 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Së shpejti do të mund të fshihni pëlqimet në Instagram dhe Facebook

Kompanitë e rrjeteve sociale, Facebook dhe Instagram njoftuan se po planifikojnë që të lejojnë përdoruesit të fshehin pëlqimet në një postim.

Të dy platformat do t’i lejojnë përdoruesit të shmangin plotësisht butonin like (pëlqej) ose thjesht t’i mbajnë shifrat e pëlqimeve për vete, tha shefi i Instagram-it, Adam Mosseri.

“Njerëzve do t’ju mundësohet të vendosin nëse dëshirojnë t’i bëjnë publike pëlqimet apo jo”, tha Mosseri në një konferencë pë media, raporton AFP.

Ai tha se pret që publikuesit e rinj të kundërshtojnë më shumë këtë masë, pasi ata zakonisht përpiqen të rrisin popullaritetin e tyre, duke treguar se sa njerëz i pëlqejnë postimet e tyre. Instagram e ka testuar këtë opsion që shumë kohë.

“Më 2019, ne u lejuam një grup njerëzish që të fshehin pëlqimet, për të kuptuar nëse kjo zvogëlon disa presione kur poston në Instagram”, tha një zëdhënës i Facebook-ut, për AFP në muajin prill.

“Disa njerëz e panë si të dobishme, por disa ende dëshironin që të mund të gjurmonin kush është i famshëm”, tha Facebook, që ka në pronësi edhe rrjetin Instagram.

Gjatë testimit të këtij opsioni u dëshmua se disa njerëz postuan më shumë kur u hoq mundësia që ata të gjykohen nga përdoruesit tjerë, tha Mosseri.

Ngarendja pas faktit se sa njerëz pëlqejnë postimet në rrjete sociale mund të shihet si simbol i statusit social, duke ngritur shqetësime për shëndetin mendor.

Disa ekspertë thonë se kërkimi i madh për “pëlqime” mund të krijojë varësi dhe të ketë efekte shkatërruese, veçanërisht për të rinjtë.

Facebook tha se ka punuar me ekspertë për të kuptuar se si ndryshimet e këtij modeli të fshehjes së pëlqimeve, që është testuar nga Instagram, mund të mbështesë mirëqenien e përdoruesve./ REL

Etiketa: facebookinstagramlike

Ju sugjerojmë

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar

6 Nëntor, 2025 10:53 pm
Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore
Politikë

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

6 Nëntor, 2025 10:21 pm
Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin
-U tha në Opinion

Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin

6 Nëntor, 2025 10:15 pm
Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por fluturimet nuk nisin nga 1 marsi
-U tha në Opinion

Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por fluturimet nuk nisin nga 1 marsi

6 Nëntor, 2025 9:58 pm
Aeroporti i Vlorës, Pacolli:S’kam përfituar, projektin e nisa për ta lënë trashëgimi
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Pacolli:S’kam përfituar, projektin e nisa për ta lënë trashëgimi

6 Nëntor, 2025 9:27 pm
Deklaratat ndaj Gonzatos, Berisha: Nëse ambasadori i quan fyerje i kërkoj falje
Kryesore

Deklaratat ndaj Gonzatos, Berisha: Nëse ambasadori i quan fyerje i kërkoj falje

6 Nëntor, 2025 9:08 pm
Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos
Kryesore

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit BE, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos

6 Nëntor, 2025 8:21 pm
BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore
Bota

BE paralajmëron për një garë të re të armatimeve bërthamore

6 Nëntor, 2025 8:12 pm
Nancy Pelosi largohet nga kongresi pas 40 vitesh
Bota

Nancy Pelosi largohet nga kongresi pas 40 vitesh

6 Nëntor, 2025 7:13 pm
Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
Aktualitet

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën

6 Nëntor, 2025 6:39 pm
Para
Udhëtoni në BE nëse jeni vaksinuar me Sputnik apo Sinovac?Flet Manastirliu

Manastirliu: Pas 244 ditësh, asnjë humbje jete nga koronavirusi!

COVID-19 në Shqipëri/ Rriten testimet dhe rastet,11 viktima

COVID-19 në Shqipëri, asnjë humbje jete në 24 orë

Sllovenia do të organizojë samitin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Sllovenia do të organizojë samitin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

TE FUNDIT

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Jam pala e tradhtuar
6 Nëntor, 2025

Biznesmeni Behgjet Pacolli, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, në emisionin “Opinion” foli për konfliktin që ka pasur me...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore
6 Nëntor, 2025

Me 77 vota pro dhe 36 kundër është miratuar në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend projektligji i shumë...

Lexo më shumë

Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin

Miliona euro investim, Pacolli tregon si ndahen aksionet me Valon Ademin
6 Nëntor, 2025

Behgjet Pacolli, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha se kompania e tij ka investuar 71 milionë euro...

Lexo më shumë

Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por fluturimet nuk nisin nga 1 marsi

Pacolli: Aeroporti i Vlorës do të kryhet, por fluturimet nuk nisin nga 1 marsi
6 Nëntor, 2025

Aeroporti i Vlorës do të jetë i përfunduar sipas kontratës, por operimi në të do të shtyhet përtej 1 marsit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com