Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Publikon fotot i gjakosur dhe kujton 26 majin 1996, Braçe: Unë jam gjallë

2021/05/26 at 9:34 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Publikon fotot i gjakosur dhe kujton 26 majin 1996, Braçe: Unë jam gjallë

Zv/kryeministri Erion Braçe ditën e sotme ka kujtuar 26 Majit e vitit 1996, kur në Shqipëri zhvilloheshin zgjedhje.

Në një status në rrjetin social “Facebook, teksa publikon fotot e tij me shenja në fytyrë Braçe shkruan se ajo ditë shënon masakrën më të madhe të zgjedhjeve që nuk u njohën nga askush.

Ai akuzon  ish-kryeministrin Sali Berisha për këto zgjedhje , ku kryetari i opozitës ishte në burg politik, ku u ndalua dhe u përjashtua nga kandidimi gjysma  e opozitës, si dhe fushata që ka qenë me dhunime dhe arrestime.

duke theksuar se e kishte kthyer vendin në regjim kriminal duke bërë të mundur vjedhjen e zgjedhjeve.

“26 Maj asgjë nuk harrohet, kush harron bashkëpunon. Sot, 26 Maji shënon 25 vite te masakrës më të madhe të  “zgjedhjeve” te vetme qe nuk janë njohur kurrë nga kërkush, kurrë; Zgjedhjeve për të cilat ODIHR,  na la për historinë një fjali: Nuk kishte asnjë nen të rregullave zgjedhore që nuk u shkel!

Kaq përsëri ishte fare pak. Kryetari i opozitës/PS ne burg politik, ndalim e përjashtim politik nga kandidimi të gjysmës së udhehëqjes së opozitës, fushatë elektorale e qethur, pothuajse e ndaluar mbushur me dhunime e arrestime, dite zgjedhjesh horror, komisione te njëanshme zgjedhore ne raportin 13 nga pushteti e 1 nga opozita, rrahje komisioneresh që në hapje të qendrave të votimit dhe largim i dhunshëm prej orës 9.00 te mëngjesit prej aty, ndalim i zgjedhësve për të votuar, vjedhje masive votash në numërim dhe rezultat tërësisht i rremë në çdo cep të Shqipërisë!

Shihini fotot; Njera-ajo djathtas është ne prezantim/celje te fushates me 26 prill 1996, ne nje kuvli ku na lane te mblidheshim ne Berat, tjetra është ne oren 10.00 në selinë e PS në Berat/MANGALEM, fill pas sulmit nga paramilitare poshtë shtëpisë ku rrija e më tej brenda në komisariatin kriminal të Beratit.

Me heret gjate vitit 1995/Maj serish,  Sali Berisha dhe rregjimi i tij kriminal bene proven gjenerale ne zgjedhje te pjesshme ne Libofshe, Greshice e Ngracan; Dhunim barbar dhe percaktim te rezultatit te votimit jashte vunetit te zgjedhesve!

Me pare, gjate vitit 1994, rezultati historik i referendumit për kushtetutën, solli humbje derrmuese per rregjimin e Sali Berishes por edhe nje plan te tere per te mos lejuar me socialistët të fitonin.

Por socialistët mbetën gjallë qendruan, rezistuan, propozuan, komunikuan, sakrifikuan, luftuan, fituan besimin e njerëzve. Edhe une gjalle jam! Mbaj mend qe mesditen e 27 majit,  i derrmuar shkruajta: Sali Berisha shihe krimin tënd në fytyrën time!

E shkruaj serish edhe sot; Krimi nuk u ndal, vijoi ne 28 maj 1996 ne zemer te Shqiperise, sheshin e Skenderbeut, kulmoi me 21 janar 2009 ne bulevardin e Deshmoreve me kater te pushkatuar politike, perseri nga ne!

Minimi i demokracisë ishte vula e turpit në fytyrën e Sali Berishës një javë më parë dhe zgjedhjet e 26 Majit 1996 ishin zanafilla/origjina, fakti e prova; Krimi në fytyrën time lëkurën e çdo të majti, kundërshtari, njeriu normal që nuk u ble nga Sudja, Vehbiu, Xhaferri, Kamberi, Lefteri, Shemsia, Bashikimi, fëmijë i ri, e re, burrë, grua, gjysh, gjyshe, familje të ndjekura, përgjuara, dhunuara, pa punë e shërbime, burgosura nga Sali Berisha dhe regjimi i tij kriminal mu siç Hilteri e nazizmi ndoqi e përgjoi, dhunoi, burgosi e vrau hebrenjtë!

26 maj ishin zgjedhjet e para per mua, me kete shenje politike, edhe fizike ne fytyre;

Ato zgjedhje, socialistet e Beratit, posacerisht Uznoves e Policanit I FITUAN, jo prej rezutatit te caktuar nga rregjimi, por prej fuqise se rezistences, sakrifices, bashkimit zemer me zemer tek njeri tjetri;

Nga largesia e 25 viteve, sot, dua ti kujtoj e perulem me respekt secilit prej tyre, ne Berat, Uznove e Polican per gjithe sakrificen e tyre ne vite! Çdo socialisti në Shqipëri. Asgje dhe askush nuk harrohet;

Bashke ishim, bashke qendruam ne cdo beteje, e fituam, kurre nuk humbem nje te vetme. Kthehuni pasi e kujtoini, vetëm beteja të fituara si të majtë, gjithnjë në krye! Ajo shenje politike e fizike ne fytyre, ndikoi fort brenda meje;

Vetem 24 vjeç mesova te qendroj, mos iki,  te sakrifikoj, mos perfitoj, te qendroj perballe, mos perkulem, te respektoj perulesisht kedo, mos harroj gjithkend, te punoj, mos rri,  te jap, mos marre, te ndihmoj, mbeshtes, ndaj me gjithkend, mos vjedh ne emer te tyre! Prej 26 Majit jam ky që jam”, shkruan Braçe./Opinion.al

Etiketa: 1996bracezgjedhje

Ju sugjerojmë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Para
Si mund t’jua përmirësojë jetën reduktimi i riskut?

Si mund t’jua përmirësojë jetën reduktimi i riskut?

Soreca: Pro krijimit të parkut kombëtar të Vjosës, të dëgjohen komunitetet

Soreca: Pro krijimit të parkut kombëtar të Vjosës, të dëgjohen komunitetet

Vidhnin miliona lekë përmes kartave bankare,në pranga 2 persona,5 në hetim

Vidhnin miliona lekë përmes kartave bankare,në pranga 2 persona,5 në hetim

TE FUNDIT

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
7 Qershor, 2025

Në Amerikë po përshkallëzojnë grindjet mes presidentit Trump dhe Elon Musk. Cilat mund të jenë pasojat? Disa ditë më parë,...

Lexo më shumë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
7 Qershor, 2025

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e një konsullate në qytetin e Korçës. Lajmin e ka bërë të ditur ministri maqedonas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com