Milan kthehet në Champions pas 7 viteve mungesë. Me përfundimin e të gjitha ndjeshjeve të kampionatit italian dhe fitores ndaj Atalantës me rezultatin 2-0, Milani e mbyll kështu kampionatin në vendin e dytë.
Kualifikimin në Champions League e ka siguruar edhe Juventusi, pas fitores ndaj Bolonjës në transfertë me rezultatin 1-4, duke u renditur në vendin e tretë. Juve ka përfituar edhe nga barazimi i Napolit me Helas Veronën, ndërkohë që Napoli në kuotën e 77 pikëve mbetet tashmë jashtë Ligës së Kampionëve./Opinion.al