Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tre ministrat e Jashtëm të BE: Të hapen negociatat me Shqipërinë

2021/05/23 at 12:43 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tre ministrat e Jashtëm të BE: Të hapen negociatat me Shqipërinë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me homologët e saj, Ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg; Ministrin e Jashtëm të Republikës Çeke, Jakub Kulhanek dhe atë të Sllovenisë, Anze Logar.

Gjatë fjalës së saj në këtë takim, ministrja Xhaçka deklaroi se vendi ynë ka bërë përparim thelbësor në reformimin e sistemit të drejtësisë, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, në zgjerimin e perspektivës dhe kuadrit ligjor të të drejtave themelore të njeriut, si dhe në zhvillimin e një procesi transparent zgjedhor me qëllim anëtarësimin në BE.

“Shqipëria, ka bërë një rrugë të gjatë dhe të vështirë për të përmbushur kushtet dhe kërkesat duke tejkaluar jo pak sfida. Edhe pse viti i fundit ka qenë jashtëzakonisht i vështirë ia kemi dalë të bëjmë një përparim thelbësor në reformimin e sistemit të drejtësisë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në zgjerimin e perspektivës dhe kuadrit ligjor të të drejtave themelore të njeriut, dhe së fundi kemi arritur të zhvillojmë një proces transparent zgjedhor, për ta sjellë Shqipërinë më afër qëllimit të saj përfundimtar, anëtarësimit në BE.

Me njohjen e qartë që Komisioni Evropian iu ka bërë këtyre arritjeve, dhe me mbështetjen e miqve dhe vendeve partnere tonat si Austria, Republika Çeke dhe Sllovenia, ne kemi pritshmëri të larta që Këshilli do të dakordësohet për të miratuar kornizën negociuese dhe për të zhvilluar Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, brenda gjashtëmujorit të parë të vitit”, u shpreh ministrja gjatë konferencës për shtyp.

Nga ana tjetër, të tre ministrat e BE vlerësuan reformat që Shqipëria Shqipëria ka kryer duke thënë se nuk ka asnjë arsye për të vonuar anëtarësimin në BE.

“Shqipëria ka bërë një rrugë shumë të gjatë, ka ndërmarrë shumë reforma, i ka bërë detyrat e saj dhe është gati të hapë negociatat në muajin qershor. Nuk ka asnjë arsye për ta vonuar këtë proces”, u shpreh ministri austriak.

“Është mjaft domethënëse që tre ministra të Jashtëm të BE kanë ardhur në Shqipëri për të treguar mbështetjen e tyre në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.

Përfitoj nga rasti për të vlerësuar të gjitha arritjet që Shqipëria ka bërë deri më tani, veçanërisht në dy fusha: reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha ministri çek.

“Shqipëria e përmbushi detyrën, tani është BE që duhet të qëndrojë me fjalët e saj, është koha e duhur. Presidenca e ardhshme është ajo e Sllovenisë ku zgjerimi dhe çështja e BP do të jenë në krye të axhendës, kështu që Shqipëria do të të ketë një bashkëbisedues aktiv. Bashkëbisedues dhe mbështetës shumë aktiv për procesin e zgjerimit”, deklaroi ministri slloven.

Pas Portugalisë, presidencën e Këshillit të BE për 6 muajt e ardhshëm do ta marrë Sllovenia./Opinion.al

Etiketa: integrimi ne BEshqiperixhacka

Ju sugjerojmë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Para
U gjet i vrarë në rrugë, viktima me damarë të prerë dhe gjunjë të dëmtuar

U gjet i pajetë, policia: 69-vjeçari preu damarët e u hodh nga kati i 4

“Është politike”,Peristeri pasi Eurovizionit: Atë që doja e mora pa kursim

"Është politike",Peristeri pasi Eurovizionit: Atë që doja e mora pa kursim

U arrestua dje, Gjykata merr vendimin për këngëtarin Aleksandër Gjoka

U arrestua dje, Gjykata merr vendimin për këngëtarin Aleksandër Gjoka

TE FUNDIT

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com