Greqia ka regjistruar në 24 orët e fundit 1,505 raste të reja me koronavirus si dhe 37 humbje jete.
Edhe pse vaksinimi ka nisur dhe vendi është i hapur për turizëm rastet e reja vijojnë të jenë të larta.
Prej rasteve të reja të infektimeve, gjysmat u regjistruan në rajonin kryesor të Atikës.
Ndërkohë në intubim vijojnë të jenë 586 pacientë, por ky numër dita ditës po vjen në rënie edhe në Greqi.
Ndërkohë, kujtojmë se ditën e sotme Greqia ka hapur Kapshticën për të gjithë punëtorët sezonal që shkojnë nga Shqipëria.