Një ditë pasi Gjykata e Posaçme dënoi ish-kryeprokurorin e përgjithshëm, Adriatik Llala me dy vite burg nga Gjykata Speciale për veprën penale të “mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurisë” .
Në vendimin e zbardhur të firmosur nga magjistratja Daniela Shirka, thuhet se Adriatik Llalla do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme, dhe fillimi i vuajtjes së dënimit bëhet kur vendimi të marrë formë të prerë.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përveç dënimit me burg, vendosi që Llallës t’i hiqet për 5 vite e drejta për të ushtruar funksione publike, ndërsa pasuria e tij kaloi në favor të shtetit. Bëhet fjalë për 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës.
Pasuritë e konfiskuara të ish-kryeprokurorit Llalla:
1 – Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;
2- Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;
3- Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;
4- Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;
5- Tokë arë, me sipërfaqe 2500 m², ndodhur në Tiranë.