Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, me kërkesën e Ministrisë se Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka liruar nga detyra 12 ambasadorë të Kosovës, që ishin të emëruar politik.
Sipas ministres së Jashtme Donika Gërvalla Schwarz, lirimet nga detyra të ambasadorëve të emëruar mbi baza politike, përbëjnë vetëm një hap në reformën e thellë që do t’i bëhet shërbimit diplomatik të Kosovës.
“Ky është vetëm një hap në reformën e thellë të shërbimit diplomatik të Kosovës. Ai do të pasohet nga vendime të tjera në nivelin strukturor të ministrisë që do të mbështetet me legjislacionin e ri, i cili do të ristrukturoj shërbimin diplomatik sipas standardeve ndërkombëtare”.
Me 12 ambasadorët e shkarkuar ka arritur në 23 numri i misioneve diplomatike që nuk kanë ambasadorë, e që për PDK-në përbën skandalin më të madh në politikën e Jashtme.
“Tёrheqja e Ambasadorёve pa njё plan, pa njё vlerёsim tё punёs sё tyre, dhe mbi tё gjitha nё mёnyrё tё padinjitetshme karshi punёs dhe integritetit tё tyre, tregon qё kjo qeveri nuk e ka idenё se si tё pёrfaqёsojё Kosovёn jashtё vendit dhe si tё sillet me shtetet me tё cilat Kosova ka marrёdhёnie diplomatike”.
Në mesin e ambasadorëve të shkarkuar është edhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri Nait Hasani.