Gjykata e shkalles se parë në Shkodër ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Edison Arrazin, i cili u arrestua nga policia pas ekzekutimit të Endri Mustafës në lagjen Guerrile, në Shkodër.
Edison Arrazi u arrestuar nga policia pasi i është gjetur një sasi kanabisi në një magazinë.
Ndërkohë në seancën e sotme Edison Arrazi nuk është pyetur nga gjykata për vrasjen e Endri Mustafës, por vetëm për sasinë e drogës prej 280 gramë kanabis.
Për këtë rast, ka folur edhe Ergys Arrazi, vëllai i Edisionit, i cili është shprehur se vëllai i tij nuk ka asnjë lidhje me vrasjen, si dhe as me drogën. “Droga e gjetur është në një magazinë larg shtëpisë tonë. Vëllai im nuk ka lidhje fare me vrasjen dhe këtë e vërteton policia e shtetit, që e dyshon vetëm për drogë. Vëllai, në momentin e vrasjes ka qenë në shtëpi duke fjetur gjumë”, është shprehur Ergys Arrazi./Opinion.al