Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përdhunimi i të miturës nga 5 persona/Flet xhaxhai:Këtë e lan vetëm gjaku

2021/05/19 at 1:11 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mirditë/ 5 persona përdhunojnë në grup të miturën

Një ditë pasi u publikua ngjarja e rëndë, ku një 15-vjeçare në qytetin e Lezhës u abuzua seksualisht nga 5 persona ka folur për mediat xhaxhai i të miturës.


Xhaxhai i vajzës së mitur rrëfeu për News24, se kjo ngjarje ka filluar pas 7 marsit dhe deri më tani. Sipas tij zanafilla e këtij problemi është 31-vjeçari, Artan Kaçorri, i cili i ka blerë vajzës  një celular dhe ja ka dhënë si dhuratë, duke qenë familje e varfër.

Më tej ai tregon se e ka marrë në makinë, e ka çuar në pyll dhe i ka dhënë vajzës një pije me shishe të hapur ndërsa e mitura ka humbur vetëdijen dhe ka filluar marrëdhënien intime me të.

“Ne jemi një familje me tradita. Kjo është tragjedi për familjen tonë. Kemi djem të ri, burra të vjetër, të mençur, i kemi të gjitha. Kjo ngjarje ka filluar pas 7 marsit dhe deri më tani. Adrian Gjikola nuk është i dashuri i vajzës dhe as ka qenë. Zanafilla e këtij problemi është Artan Kaçorri, 31-vjeëar, burrë i martuar, sa fëmijë ka nuk e di. Ai ka lekë, ka një ofiçinë, ka marrë një celular dhe ja ka dhënë vajzës si dhuratë, duke qenë familje e varfër. E di ai. Është banor i fshatit tonë, njihemi me të, 2 km i kemi shtëpitë larg. Mbesa e dinte që ai ishte i martuar. Ai e ka mashtruar me celularin, më pas ky i ka marrë numrin, e ka marrë në telefon dhe i ka thënë ‘hajde hip në makinë, të dalim një xhiro’. Pastaj, po ky djaloshi e ka marrë në makinë, e ka çuar në pyll, i ka dhënë një pije me shishe të hapur. Ky Artan Kaçorri është strumbullari i kapobandës. Pas pijes, vajës i është bërë vendi jeshil, nuk e ka ditur çfarë po bënte, dhe ka filluar marrëdhënien intime me të. Pas kësaj, ai i ka thënë mos t’i tregojë askujt, se do t’i vrasë familjarët.

Ky burri i mirë, një mekaniku tjetër, që ka 10 metra larg, i ka dhënë numrin e vajzës dhe i ka thënë ‘shko se e ke gati’. Ai i ka thënë ‘unë e di çfarë ke bërë ti me të, hajde dhe ti me mua’. Kanë shkuar bashkë, i kanë dhënë të njëjtën pije dhe ka vazhduar programi. Kjo ka vazhduar për dy muaj. Pastaj, nipi i Kacorrit i ka marrë leje dajës së tij ‘a të shkoj edhe unë’, se vajza gjoja ishte bërë pronë e 31-vjeçarit. Është edhe një tjetër, që ne e kemi fis, është kushëriri jonë, por faqezi edhe ai. Madje, nëna e tij, kur mori vesh ngjarjen, ka thënë ‘inshalla vjen i vdekur në shtëpi djali’. Vajza nuk ka pasur guxim të tregojë, sepse ka qenë nën kërcënim.

Para tre ditësh, nëna e vajzës rastësisht i ka zbuluar telefonin. Është munduar t’ia fsheh vajza, por e ëma s’e ka lëshuar më nga dora. Ajo ka thirrur vajzën tjetër, që ka në shkollë të lartë, dhe i ka thënë të vijë t’i nxjerrë mesazhet. Pastaj, ka njoftuar burrin dhe të gjithë burrat e tjerë të shtëpisë. Ne u munduam të marrim një vendim, se kjo ngjarje është një monstër. Unë jam 73 vjeç dhe deri më sot nuk e di që ka ndodhur në trevat shqipfolëse”, tha xhaxhai.

Xhaxhai i të miturës kërkoi drejtësi, pasi në të kundërt, ai paralajmëroi vetëgjyqësi.

“Të përdhunosh një vajzë të mitur pa u bërë 15 vjeçe kjo është vrasje, tradhti dhe këtë e lan vetëm gjaku. Kjo lahet vetëm me fishekë, por ne për momentin i kemi lënë këta të rinj, se nuk vrasim dot 5, por t’i vrasë shteti. Të vendoset drejtësi për këtë monstër që ka ndodhur dhe të bëhet shembull për gjithë Shqipërinë. Nëse drejtësia nuk e thotë fjalën e saj siç është për t’u thënë, drejtësinë do ta bëjmë ne. Nuk di ç’të them tjetër, kjo është ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në trevat shqiptare”, tha xhaxhai./Opinion.al

 

 

 

 

 

Etiketa: lezhepërdhunimi i të miturës


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
KAS vendos për Gjirokastrën: Zgjedhjet e vlefshme me shumicë votash

KAS vendos për Gjirokastrën: Zgjedhjet e vlefshme me shumicë votash

Accor sjell në Shqipëri markën luksoze të hoteleve Mövenpick

Accor sjell në Shqipëri markën luksoze të hoteleve Mövenpick

Humb jetën 59-vjeçari në Lezhë, policia jep detaje

Humb jetën 59-vjeçari në Lezhë, policia jep detaje
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com