Policia e Shkodrës ditën e sotme ka shpallur në kërkim Ibrahim Licin, i cili dyshohet se është personi i cili ekzekutoi me armë zjarri 32-vjeçarin Endri Mustafa në Shkodër.
Në një deklaratë për mediat babai i tij, Mustafa Lici ka mohuar çdo lidhje të djalit të tij Ibrahim Lici me vrasjen.
Ai është shprehur se kamerat e sigurisë konfirmojnë se Ibrahim Lici nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e 32-vjeçarit, për të cilin ai shprehet se e kanë komshi.
“Na akuzojnë për vrasjen e komshiut tonë, 15 vjeçari i arrestuar, i punësuar te Astmer Bilali dhe Bajrajt. Tani tentojnë të përfshijnë djalin tim me miratim nga Policia e Shtetit. Ne jetojmë të mbrojtur nga kamerat. Është skenar i përgatitur nga policia por është një bllof i radhës që do deshtojë. Më datën 17 ky drejtor policie ka hequr nga kërkimi Ibrahim Licin dhe tani e ka shpallur prapë. Ky është i njëjti krim si tek Ferracaku dhe vellai i të miturit ka folur edhe atëherë duke thenë se vrasjen e kanë bërë Ibrahimi Lici por ne jetojmë me kamera. Kjo është nje flluskë. Këto shërbëtoret punojnë pastrues bajgash tek Astmer Bilali dhe punetorë të Bajrave. Familja e di shume mire se kush ia ka vrarë djalin dhe kush e ka nxjerrë jashtë me telefonatë. Krimi është sofistikuar në atë menyre sa jetojme në epokën e horave dhe vagabondave ndërsa kanë mbështetjen e policisë se ndryshe nuk kishin arritur deri aty.
Ne kemi armeë shumë te fuqishme para policisë pasi kemi kamera ku jetojmë dhe ku ushqehemi dhe mos e merrni për baze kete shpifje. Eshte fatkqësi që jetojmë në epokën e krimit dhe të horrave por nuk kemi çfare të bëjmë. Flluskat e sapunit do bien shumë shpejt poshtë ashtu siç kane rënë të tjerat vrasje që i kanë ngarkuar. Ështe e habitshme si jane bashkuar gjithe bashke. Une kam qene tek familja e viktimes për të pjekur, u perqafova me nenen e tij, dajat, xhaxhallaret dhe ata me thane se e dime se kush na e beri dhe jane te gatshem te tregojme se çfare marrëdhëniesh kane me familjen tonë. Kjo eshte bere vetem nga frika e vdekjes, kane futur një te mitur duke e paguar per te denuar nje tjeter por kjo nuk ka si të ndodhë”, është shprehur Mustafa Lici.
Ibrahim Lici rezulton të jëtë një emër i njohur për policinë, pasi dyshohet se është përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale. 28-vjeçari rezulton në kërkim për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali. Këta të dy u vranë në një atentat të mirëorganizuar ku morën pjesë 4 persona, në Mars të vitit 2019. Në atë kohë, policia njoftoi arrestimin e dy personave dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve. Autor kryesor i dyshuar për vrasjen ishte pikërisht Ibrahim Lici.
Tashmë 28-vjeçari është shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës. Për të njëjtën ngjarje u arrestuan edhe 2 persona të tjerë, E. M., 15 vjeç i cili dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin e lartpërmendur kanë vrarë me armë zjarri shtetasin E. M. Po gjatë veprimeve hetimore dhe si rezultat i kontrolleve të ushtruara për kapjen e autorit u arrestua në flagrancë edhe shtetasi E. A., 26 vjeç banues ne lagjen “Salo Halili”, Shkodër, i cili dyshohet se ka dijeni për ngjarjen.
Endri Mustafa ishte një emër i njohur për blutë e Shkodrës. Ai ishte person me precedentë penalë i dënuar për plagosje dhe i përfshirë edhe në një skemë fajdesh.