Italia vijon të raportojë shifra të larta të viktimave dhe rasteve me COVID-19.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se në24 orët e fundit kanë humbur jetën 140 qytetarë nga COVID-19, teksa janë regjistruar 3,455 raste të reja me koronavirus nga 118,924 testime të kryera .
Të shëruarit sot ishin 9,305. Njësitë e kujdesit intensiv u ulën me 25, ndërsa shtrimet në spital në pavijonet e tjera COVID janë 110 më pak.
Numri në total i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 124,296./ Opinion.al