Në javën e 34-t të superiores, Partizani ka mposhtur Teutën duke dalë nga Durrësi me 3 pikë, që i japin kreun e klasifikimit. Një gol i Çinarit në minutën 24-t i ka dhënë mundësinë skuadrës së drejtuar nga trajneri Daja të jetë tashmë shumë pranë kupës, kur kanë mbetur edhe 2 javë nga mbyllja e kampionatit.
Ndërkohë në ndeshjet e tjera të kësa jave, Laçi ka fituar kundër Tiranës në “Selman Stërmasi” me rezultatin 0-1, Kukësi ka mposhtur Bylisin, Vlaznia fitoi ndaj Kastriotit me rezultatin 1-0, ndërsa Skënderbeu ka dalë me 3 pikë nga Fieri, duke fituar 0-2 përballë Apolonisë./Opinion.al