Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi efektivit të RENEA-s Xhuljano Lici dy ditë më parë pasi në makinën që ai udhëtonte u gjet një sasi prej 1 kg kokainë.
Në deklaratën e bërë, Xhuljano Lici është shprehur se nuk ka lidhje me sasinë e drogës të gjendur në makinën e tij, ndërsa thekson se gjatë kthimit nga Fieri për në Tiranë shpesh merrte pasagjer rrugës, dhe po njëllojë ishte ajo ditë.
“Jam efektiv i policisë dhe po udhëtoja nga Fieri drejt Tiranës . Përgjithësisht rrugës së kthimit marr njerëz. Në zonën e Plepave një person ngriti dorën dhe unë e mora në makinë. Me vete kishte një pako që e vendosi në bagazh” kjo ka qenë dëshmia e Xhuljo Lici ndërsa sipas policisë ai nuk ka kontakte me dy personat e tjerë të arrestuar Ded Nimani me precedent të mëparshëm në fushën e drogës dhe Luan Gaçi.
Më tej, në dosjen e siguruar nga News24, tregohen detaje nga ngjarja.
“Punonjësit e policisë kanë evidentuar si pasagjer Ded Nimani dhe si drejtues një shtetas të panjohur. Në këtë moment, shtetasi Luan Gaçi është afruar pranë automjetit nga i cili dolën të dy personat e tjerë. Të tre këta persona kanë shkuar te bagazhi i automjetit me targa AA 892 BZ dhe personi i panjohur hapi bagazhin dhe ka nxjerrë andej një pako. Sapo pako është nxjerrë nga bagazhi ka ndërhyrë policia dhe ky person i panjohur e ka hedhur pakon në rrugë”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.
Dosja e Prokurorisë vijon duke shkruar: Policia Gjyqësore i ka shoqëruar të tre këta persona dhe rezultoi se: Pakoja mbante mbishkrimin “Baroni” dhe mbarte një sasi prej 1.088 kg lëndë të dyshuar si kokainë; personi i panjohur rezultoi të ishte shtetasi Xhuljo Liçi punonjës i forcave RENEA në qytetin e Fierit; shtetasi Xhuljo Liçi shpjegoi se është punonjës policie në Fier dhe ditën e ngjarjes po udhëtonte nga Fieri në Tiranë. Ai përgjithësisht merr njerëz në rrugën e kthimit në Tiranë. Në zonën e Plepave një person i kishte ngritur dorën dhe ai e kishte marrë. Ky person kishte një pako me vete, të cilën e vendosi në bagazh të makinës dhe nuk ka komunikime telefonike me ta./Opinion.al