Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Djalin me probleme autizmi e lënë vetëm me dy orë mësim

2021/05/14 at 9:16 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Djalin me probleme autizmi e lënë vetëm me dy orë mësim

Emisioni “Stop” udhëtoi drejt Roskovecit këtë të premte. Prindi i një djali me nevoja speciale është i shqetësuar pas vendimit, që mori komisioni multidisiplinor, i cili vendosi që ky fëmijë në klasën e tretë, duhet të bëjë 2 orë mësimi me mësuesen mbështetëse dhe 2 orët e tjera të qëndrojë në klasë pa të, por me mësuesin e klasës.

“Këtë e vendos psikologia dhe ZA-ja. Dy orë ë qëndron me mësuesen mbështetëse në klasë sillet shumë mirë”.

Sipas nënës, fëmija i saj, e ka të pamundur, që të qëndrojë pa mësuesen mbështetëse, pasi nuk rri dot në klasë si të gjithë fëmijët dhe bëhet shkak i prishjes së orës së mësimit.

Megjithëse zonja e ka bërë ankesën disa herë pranë ZA-së Roskovec, nuk ka marrë zgjidhje.

“Ka trakuar dhe drejtoreshën, kam bërë dhe kërkesa e nuk kam marrë asnjë përgjigje”, tha nëna.

“Nga vlerësimi që i kanë bërë ku kam çuar djali në qendra serioze më kanë thënë që “po” djali meriton 4 orë duke parë edhe ecurinë e tij”, shtoi ajo.

“Stop” kontaktoi me drejtoreshën e shkollës “Alush Grepcka” në Roskovec.

“Ne si drejtori kemi zbatuar vendimin që ka marrë ZA Roskovec. Fëmija sivjet ka kaluar dy orë mësim me mësuese mbështetëse. Vitet e tjera ka qenë katër orë. Komisioni e ka pasur të arsyeshme se fëmija ka përparuar dhe këtë vit ka dhënë dy orë. Nuk kemi qenë në dijeni të kërkesave të prindit. Më vonë ai ka kërkuar që fëmija të marrë katër orë me mësuesen mbështetëse. Do t’i bëjmë kërkesë Zyrës të shqyrtojë rastin”, tha drejtoresha.

Mësuesja mbështetëse e fëmijës, thotë, se Elio është shumë i lidhur me të, madje e ka mbajtur edhe vullnetarisht atë, pasi i vogli ka nevojë për 4 orë mësim.

“Elio është i lidhur me mua realisht. E ka vënë re mësuesja e klasës, fëmijët dhe prindi. Ato dy orë që qëndron me mua është shumë i qetë punon, bashkëpunon. Neve nuk na lejohet të dalim nga klasa, punojmë brenda në klasë. Arrijmë objektivat që duhen, pastaj. Në mënyrë vullnetare, unë e mbaj edhe dy orë të tjera që bëj terapitë me fëmijën në një ambient që ka klasa bosh. Tani ato dy orë që ka në klasë i shfrytëzojmë për anën akademike, pastaj kalojmë në mënyrë vullnetare pasi nuk ka përfituar orët që ka kërkuar prindi. Sot në fakt ai ka patur një shqetësim. Në momentin që jam larguar, kam shkuar te klasa e fëmijës tjetër sepse kam dy fëmijë me aftësi ndryshe, ka qenë duke qarë. Më ka lajmëruar mësuesja e klasës, më ka sjellë fëmijën tek klasa tjetër e kam mbajtur, e kam qetësuar disi dhe e kam kthyer. Më ka ardhur përsëri mësuesja, më ka thënë se nuk qëndron dot. Kam lajmëruar prindin. Prindi më ka thënë, që të mësohet sepse nuk kemi alternativë tjetër”, tha mësuesja mbështetëse./ Tv Klan

Etiketa: Autizmishkollastop

Ju sugjerojmë

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Para
Arben Imami: Basha është qesharak, nuk të zhgënjen

Arben Imami: Basha është qesharak, nuk të zhgënjen

Militantët e një tjetër shteti hedhin raketa drejt Izraelit

Militantët e një tjetër shteti hedhin raketa drejt Izraelit

Koronavirusi, Evropa gati të presë vizitorë

Koronavirusi, Evropa gati të presë vizitorë

TE FUNDIT

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
7 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka pranuar se Izraeli është duke mbështetur një grup të armatosur në Gazë, që kundërshton...

Lexo më shumë

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
7 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com