Policia e Tiranës ka arrestuar një efektiv të RENEA-s, pasi i është sekuestruar një kg kokainë.
Mësohet se efektivi i arrestuar është identifikuar si Xhulio Liçi dhe se kishte rolin e transportuesit të lëndës narkotike. Po ashtu, bëhet me dije se së bashku me efektivin kanë rënë në pranga dhe dy bashkëpunëtorët e tij.
Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në shpërndarjen e kokainës./Opinion.al