Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Vorë.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, e për pasojë njëra prej tyre ka dalë nga rruga.
Sipas informacioneve, i lënduar ka mbetur drejtuesi i një prej makinave, një 40-vjeçar me iniciale A.H., i cili ndodhet në spital duke marrë kujdes mjekësor.
Ndërkohë, autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e rrethanavetë plota të aksidentit./Opinion.al