Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 17 persona nga koronavirusi.
Ndërkohë që bëhet me dije se janë konfirmuar të infektuar 123 raste të reja nga 2 598 testime të kryera.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se betejën me Covid gjatë orëve të fundit e kanë fituar 3803 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 154.494 raste me Covid, prej të cilëve 143.069 janë shëruar, kurse 5.168 kanë ndërruar jetë./Opinion.al