Kjo foto ka bërë xhiron e rrjetit dy ditët e fundit.
Në foto dallohet një efektiv policie teksa mban në krahë foshnjën 11-muajshe të 20-vjeçares që vdiq një ditë më parë gjatë grabitjes së dhunshme të ndodhur në Glyka Nera.
Shefi i policisë, George Kalliakmanis nëpërmjet një postimi në Facebook e cilëson foton “sa një mijë fjalë”, ndërsa shton se ndihet krenar që është pjesë e Policisë Greke.
“Një foto sa një mijë fjalë. Polici që mban në krahë foshnjën që përjetoi momente makthi me rezultatin tragjik të vrasjes së nënës. Kristo ndihem krenar, që njerëz si ju shërbejnë në policinë greke. Kur pashë foton isha i sigurt, që përtej një njeriu i mirë je dhe një baba i tillë”– tha shefi i policisë.
Kujtojmë që ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme rreth orës 5 të mëngjesit, ku disa grabitës u futën në banesë e çiftit grek për të vjedhur paratë dhe bizhuteritë. Hajdutët në fillim vranë qenin që të mos lehte, më pas lidhën burrin dhe filluan të dhunojnë gruan e tij 20-vjeçare.
Hajdutët kërcënuan çiftin duke i vendosur pistoletën në kokë foshnjës vetëm 11-muajshe dhe më pas mbytën 20-vjeçaren me pantallonat siç deklaroi edhe bashkëshorti i së ndjerës./Opinion.al