Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komisioni hetimor,Hyseni tregon kur do të mbahet seanca dëgjimore me Metën

2021/05/11 at 11:00 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Komisioni hetimor,Hyseni tregon kur do të mbahet seanca dëgjimore me Metën

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.


Në fjalë kreu i këtij komisioni, Alket Hyseni, tha se brenda kësaj jave priten të gjitha informacionet zyrtare nga institucionet.

Po ashtu, Hyseni tha se është caktuar data 18 maj për seancën dëgjimore me Presidentin Meta, por kjo datë është fleksible dhe do të diskutohet me zyrën e Presidentit, ndërsa shtoi se seanca duhet zhvilluar brenda javës së ardhshme.

Pjesë nga diskutimet në komision:

Hyseni: Më 14 maj mbledhja e radhës. Deri në fund të kësaj jave, do të kenë ardhur të gjitha informacionet e kërkuara nga institucionet dhe do të jemi në gjendje t’i përmbahemi kalendarit. Kemi parashikuar seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës më 18 prill dhe presim përgjigjen e tij. Data mund të jetë fleksible, nëse biem dakord me zyrën e Presidentit. Fleksibiliteti do të jetë i kufizuar, vetëm brenda javës që vjen, pasi afati i këtij komisioni është i shkurtër. Do t’i japim kohë shkrimit të raportit të komisionit, duke gjykuar që të jemi gati më datë 24, për të dhënë gjykimin final. Marrim parasysh se edhe Kuvendit do t’i duhet një afat i caktuar, brenda 20 ditëve, për të marrë në shqyrtim raportin, dhe për të vijuar më tej me procedurat e shkarkimit të presidentit.

Data 14.5.2021 miratimi i planit të përfundimit dhe çështje të tjera. 17.5 administrimi i gjithë informacionit dhe shkresave, raporteve të ndryshme lidhur me objektin e hetimit. Institucionet kanë afat deri në fund të javës të sjellin informacionet. Seancë dëgjimore më 18 me Presidentin e Republikës. Më 20 nxjerrja e raportit përfundimtar. Pra, do të marrim informacionet zyrtare, do të kemi dhe dëgjesën me Presidentin e Republikës, dhe besoj do të kemi mundësi për nxjerrjen e raportit. Do t’i japim 4 ditë kohë shkrimit të raportit.

Hysi: Propozoj të kem edhe ekspertë. Mendoj të diskutojmë për numrin e ekspertëve, të jenë një ose dy.

Hyseni: Janë dy ekspertë.

Braho: Na thoni kush janë këto ekspertë, çfarë janë, kanë tituj? Nga rruga janë?

Bushka: Nuk e çmoj të arsyeshme të kemi më shumë se një ekspertë, por le të japin sugjerime të gjithë anëtarët.

Hysi: Do doja të thoja dy fjalë për ekspertin, Erind Mërkuri. Është pedagog në Universitetin e Tiranës, mban dragën shkencore Doktor, ka një aktivitet të gjerë në fushën e të drejtës kushtetuese, është njohës shumë i mirë i praktikës së Gjykatës Kushtetuese, por edhe i Gjykatës së Strasburgut, por edhe i praktikës së Komisionit të Venecias. Është angazhuar nga Kuvendi hera herës në çështje që kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë. Ka një veprimtari shumë të gjerë kërkimore në këtë fushë.
Hyseni: Edhe unë e njoh ekspertin, i njoh punën, besoj që është i denjë për të qenë ekspert i këtij komisioni. Sekretaria të shpërndajë tani CV e ekspertit.

Murrizi: Ka konflikt interesi ky? Vjen, s’vjen? Ta dimë para se ta votojmë.

Hyseni: Nëse do të ketë rrethana të papajtueshmërisë, do të paraqiten. Nuk mund të paragjykojmë persona paraprakisht. Në dijeninë tonë nuk ka, megjithatë do të jetë këtu e deklaruar. Ne jemi të detyruar të respektojmë disa rregulla strikte për këtë rast. Kodi përcakton se eksperti deklaron se ka shkaqe papajtueshmërie, deklaron se pranon detyrën ose jo, dhe pastaj caktohet. Por e rëndësishme është që të jetë i denjë.

Gjina: Jam dakord që të jenë dy ekspertë. Mendimet e dy ekspertëve do të ishin më të kompletuara dhe nuk do të linin vend për komente, se vendimi i njërit mund të ishte i njëanshëm.

Braho: Të nderuar kolegë, procedura e ekspertimit të shkeljeve që pretendohet se ka kryer President është momenti më i rëndësishëm i këtij komisioni. Të mos nxitohemi. Pjesa dërrmuese e këtyre anëtarëve e dinë ç’do të thotë një ekspertizë e mirë apo e keqe. Një ekspertizë e mirë të hedhë matanë, një ekspertizë e keqe të varros. Ky komision gjykon nëse ka shkelur apo jo Presidenti rëndë Kushtetutën, që do të thotë që ne të përballemi me interpretimin e Kushtetutës, të shumë akteve të tjera të Gjykatës Kushtetuese me interpretimin e tërë vendimeve, dhe fjalët e ekspertëve janë përfundimi i punës sonë. Ekspertët duhet të kenë nivel të lartë profesional, sepse po gjykojmë Presidentin. Nuk kam vërejtje për shokët, se nuk i njoh, janë çuna të rinj, unë jam i kohës kur thërrisnim ekspert Luan Maron, por ky tani është plakur. Do të mendoja që si ekspertë përveç emrit që përmendët, që arrin deri te Doktor, ndërkohë që neve na duhen Profesorë këtu me tituj, unë do të them pse të mos jetë edhe Viktor Bumi. Nuk e kam marrë mendimin e tij, por unë do ta propozoja. Duke e njohur nga afër, vlerësimin dhe cilësitë e tij, them se ka një lloj paanshmërie. Them të mos e vendosim sot punën e ekspertëve, të shohim e të lexojmë emrat, të lexojmë biografinë e tyre dhe e votojmë ditën e premte. Na duhet një listë me disa emra.

Hyseni: Më duket interesantë propozimi. I tërheq vëmendjen sekretarisë, sepse iu kam thënë të na sjellin një listë me ekspertë të kësaj fushe. Herën tjetër, para mbledhjes sekretaria të bëjë një listë me emra anëtarëve të komisionit. Të gjithë jeni dakord, kështu që shtyhet caktimi i ekspertëve për seancën tjetër.

Braho: Unë do të gjykoja, bazuar në materialin që kemi, të tëra akuzat ndaj presidentin, pjesa dërrmuese e tyre janë të pasqyruara në materiale filmike, prononcimet e tij dhe të medias së shkruar, do të kërkoja që këto materiale të transkriptohen, nuk shkon. Unë jam marrë me të tilla ekspertime. Po t’i kemi të transkriptuara është edhe më serioze për komisionin. Ne kemi ekspertë shumë të mirë. Nëse këtë logjikë e pranoni, unë mund të ofroj edhe ekspertin apo grup ekspertësh për këtë punë./ Opinion.al

Etiketa: hysenikomisioni hetimormeta


Ju sugjerojmë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së rinovon misionin paqeruajtës në Liban
Bota

Këshilli i Sigurimit i OKB-së rinovon misionin paqeruajtës në Liban

28 Gusht, 2025 11:01 pm
SHBA: Plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë
Bota

SHBA: Plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

28 Gusht, 2025 10:36 pm
VIDEO/ Avioni F-16 rrëzohet gjatë provave ajrore, vdes piloti
Bota

VIDEO/ Avioni F-16 rrëzohet gjatë provave ajrore, vdes piloti

28 Gusht, 2025 10:32 pm
Kancelari gjerman Merz uron Ramën: Pres me padurim bashkëpunimin tonë
Bota

Kancelari Merz nga Franca: E qartë, nuk do të ketë një takim Putin-Zelensky

28 Gusht, 2025 10:02 pm
Arrihet më në fund marrëveshja, Chelsea transferon sulmuesin e skuadrës rivale
Sport

Arrihet më në fund marrëveshja, Chelsea transferon sulmuesin e skuadrës rivale

28 Gusht, 2025 9:27 pm
Bashkimi Europian pezullon takimet zyrtare me Albin Kurtin
Rajoni

Bashkimi Europian pezullon takimet zyrtare me Albin Kurtin

28 Gusht, 2025 9:09 pm
Rusia godet Kievin, vriten fëmijë, reagime të ashpra në Europë
Bota

Rusia godet Kievin, vriten fëmijë, reagime të ashpra në Europë

28 Gusht, 2025 9:07 pm
VIDEO/ Aksident te tuneli i Llogarasë, radhë të gjata makinash
Kronikë

VIDEO/ Aksident i 3-fishtë në tunelin e Llogorasë në Vlorë

28 Gusht, 2025 8:49 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Vritet me armë 61-vjeçari në Shkodër, autori në kërkim

28 Gusht, 2025 8:46 pm
Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim
InstaBIZ

Aktori britanik përballë drejtësisë nën akuzat për përdhunim

28 Gusht, 2025 8:02 pm
Para
Humbi zgjedhjet, Basha takon qytetarët në Durrës: PS bashkëpunoi me bandat

Humbi zgjedhjet, Basha takon qytetarët në Durrës: PS bashkëpunoi me bandat

Ftesa e Ramës, Basha: Opsioni i bashkëpunimit me krimin është zero

Ftesa e Ramës, Basha: Opsioni i bashkëpunimit me krimin është zero

Basha pas humbjes së zgjedhjeve: Ne do të vijojmë betejën

Basha pas humbjes së zgjedhjeve: Ne do të vijojmë betejën
















TE FUNDIT

Këshilli i Sigurimit i OKB-së rinovon misionin paqeruajtës në Liban

Këshilli i Sigurimit i OKB-së rinovon misionin paqeruajtës në Liban
28 Gusht, 2025

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të enjten zgjati unanimisht "për herë të fundit" një mision paqeruajtës afatgjatë në...

Lexo më shumë

SHBA: Plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

SHBA: Plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë
28 Gusht, 2025

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në...

Lexo më shumë

VIDEO/ Avioni F-16 rrëzohet gjatë provave ajrore, vdes piloti

VIDEO/ Avioni F-16 rrëzohet gjatë provave ajrore, vdes piloti
28 Gusht, 2025

Një avion F-16 i Forcave Ajrore Polake është rrëzuar dhe më pas ka shpërthyer në flakë. Ngjarja ndodhi teksa F-16...

Lexo më shumë

Kancelari Merz nga Franca: E qartë, nuk do të ketë një takim Putin-Zelensky

Kancelari gjerman Merz uron Ramën: Pres me padurim bashkëpunimin tonë
28 Gusht, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz beson se është se nuk do të ketë një takim midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentit rus Vladimir Putin....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com