Policia e Tiranës ka nisur hetimet ndaj pronares së një çerdheje private nw Tiranw pas një denoncimi të bërë nga prindërit e një prej fëmijëve.
Shtetasi O. J., kallëzoi në polici se gjatë qëndrimit në çerdhe ka dëmtuar dhe ka thyer kockën e këmbës foshnja e tij 18 muajshe.
Për këtë arsye porkuroria ka nisur verifikimet për ngjarjen dhe pronaren e çerdhes private, shtetasen V.H. 46 vjeç.
“Më datë 08.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasen V. H., 46 vjeçe, pronarja e një Çerdheje, pasi shtetasi O. J., kallëzon se gjatë qëndrimit në Çerdhe ka dëmtuar dhe ka thyer kockën e këmbës foshnja e tij 18 muajshe. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./Opinion.al