Momente tensioni kanë shoqëruar takimin Tirana-Kastrioti në stadiumin “Selman Stërmasi”. Atëherë kur loja dukej se do të mbyllej në barazim, një gol i Hoxhallarit në minutën ’78 ka shkaktuar reagim nga skuadra tjetër, pasi drejtuesit e Kastriotit janë tërbuar pasi pretenduan se futbollistët e Tiranës nuk respektuan “Fair – Play”-n teksa një lojtar i krutanëve ndodhej i shtrirë në fushë.
Nuk munguan përplasjet në fushë mes lojtarëve, ndërkohë që në fushë u futën edhe drejtuesit. Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën, ndërsa Kastrioti u tërhoq nga fusha për disa minuta. Pasi situata u qetësua futbollistët u kthyen, por loja nuk solli më ndryshim të rezultatit dhe u mbyll me 3 pikë në favor të Tiranës./Opinion.al