Gjatë ditës së sotme kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në pjesën më të madhe të Shqipërisë mot të kthjellet dhe kalime të pakta vranësirash. Por pritet që herë pas here vranësirat të zhvillohen duke krijuar mundësi për reshje të pakta në territor.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur në vlerat ditore nga 9°C deri në 27°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 4 ballë./Opinion.al