Partia Demokratike ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet e mundshme se në Rinas ka pasur një takim mes kreut të PD- së Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.
Nëpërmjet një reagim zyrtar selia blu, shprehet se kjo është një gënjeshtër e cila është nxjerr për të mbuluar vjedhjet e votave nga treshja Rama-Doshi-Ripi.
Reagimi zyrtar nga PD:
Nuk ka patur asnjë takim midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.
Kjo është një gënjeshtër tjetër për të mbuluar vjedhjen më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë nga Rama-Doshi-Rakipi dhe bandat e tyre./Opinion.al