Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mblidhet Komisioni i Ligjeve, hapat që do ndiqen për shkarkimin e Metës

2021/05/05 at 1:07 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Mblidhet Komisioni i Ligjeve, hapat që do ndiqen për shkarkimin e Metës

Komisioni i Ligjeve është mbledhur këtë të mërkurë për të shqyrtuar kërkesën nga 50 firmëtarë të Kuvendit, për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Manja në fillim të seancës është shprehur se Presidenti Meta ka kërkuar të jetë pjesë e një mbledhje të Komisionit të Ligjeve, e ka caktuar si datë 10 majin.

“Është njoftuar në adresën elektronike për datën e kësaj mbledhje, ku do të vlerësohet shkarkimi i Presidentit. Nga ana e Presidencës, Presidenti i Republikës ka kërkuar që të shprehet në Komisionin e Ligjeve në lidhje me kërkesën e nismëtarëve, nëpërmjet platformës online dhe ka kërkuar të jetë data 10 maj, si datë që përkon edhe me ditën kombëtare të drejtësisë shqiptare.

Kjo është një datë e propozuar nga presidenti i republikës, por është në tagertin e këtij komisioni, se kur duhet të shprehet presidenti. Unë propozoj që fillimisht në emër të nismëtarëve që do të bëjë paraqitjen e nismës, janë kolegët, Vasilika Hysi dhe Ervin Bushati. Relatore Kolegia Klotida Bushka. Sapo të miratohet nisma, Bushka do të bëjë dhe gjetjet si relatorë. Do të dëgjojmë Presidentin e Republikës dhe pas dëgjesës së tij do të kemi dhe vendimin final”, tha Manja.

Vasilika Hysi, një nga 50 firmëtarët të nismës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, ka treguar arsyet, se përse deputetët kanë ndërmarrë një veprim të tillë.

Një ndër shkeljet më flagrante sipas deputetëve, që përkon dhe me shkeljen e Kushtetutës, është mosrespektimi i unitetit kombëtar nga ana e Presidentit, i cili duhet të jetë mbi palët.

Gjithashtu ajo tha se gjuha denigruese, fyese, por edhe aktiviteti i tij gjatë dhe para fushatës, ka nxitur deputetët që të kërkojnë shkarkimin e tij.

“Edhe nga njoftimi i bërë në seancën plenare, një grup deputetësh kanë paraqitur një kërkesë për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Neni 90 paragrafi dy, e thekson që Presidenti i Republikës shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës. Njëkohësisht sikurse e përmendi, theksohet procedura që duhet ndiqet nga komisioni i ligjeve. Janë adresuar disa momente që paraqesin, besueshmërinë e popullit shqiptar në Kreun e shtetit. Faktit që në fushatë para dhe pas, nismëtarët mendojnë që Presidenti ka shkelur Kushtetutën.

Nuk ka ushtruar detyrat e tij kushtetutës dhe detyra që nuk i përmban kushtetuta. Edhe nëse shikoni firmën, kërkesa e Kushtetutës dhe Rregullores. Presidenti nuk duhet të krijojë konflikte, në këtë kuardër detyrat e Presidentit janë mirëpërcaktuara në Kushtetutë. Është kjo arsyeja që është sanksionuar në Kushtetutë. Deputetët kanë shprehur keqardhjen, sepse Presidenti ka cënuar dy nene të Kushtetuës në mënyrë të përsëritur. Këto sjellje kanë shkaktuar ndasi sociale, nuk i kanë shërbyer interesit të popullit, por kanë sjellë përçarje sepse presidenti ka mbajtur anën e një krahu politik. Në ditën e heshtjesh zgjedhore, presidenti ka bërë mesazhe që kanë nxitur dhunë, duke terrorizuar qytetarët.

Duke kufizuar lirinë e njerëzve për shkak të grupeve, që në rastet e konflikteve me armë kanë shkaktuar humbjen e jetëve të njeriut. Grupi firmërtar vlerëson që aktet e ndërmarra nga Presidenti nuk janë të përshtatshme për një funksionar të lartë, ndaj dhe kërkojnë shkarkimin. Ne kemi sjellë shkaqet e shkarkimin e presidentit. Vendimi i shkarkimit duhet të mbështetet nga anëtarët e tjerë të Kuvendit.

Janë zbardhur të gjitha deklaratat publike të presidentit. Ju i keni të gjitha informacionet dhe mesazhet e përcjella. Nuk do të doja të ndalesha, e nuk është etike të përsërisim mesazhet sepse kanë elementë të ndasive politike, të etiketimit që i bëhet punonjësve të policisë, apo personave gjyqësor. Nuk dua të përhap këtë atmosfere ndaj publikut që na ndjek. Shkeljet e rënda kushtetuese janë këto:

Presidenti i Republikës në rolin e kreut të shtetit, nuk e ka ushtruar funksionin e unitetit kombëtar. Nuk ka qenë mbi palët. Presidenti nuk ka ushtruar kompetencat e tij Kushtetuese. Ngjarjet para fushatës zgjedhore dhe gjatë fushatës, si dhe në heshtjen zgjedhore, ku ndalohen deklaratat. Presidenti i ka kryer.

Në këtë kuadër, aktiviteti politik nuk ka qenë të ftojë palët, të respektojnë ligjin dhe kushtetutën, përkundrazi e ka trubulluar politikën. Ai ka inkurajuar njerëzit të përdorin dhunë dhe sugjeron edhe mjetet që duhet të marrin. Është fakt që në periudhën e para zgjedhjeve, ka pasur një aktivitet të Presidentit të Republikës.

Kushtetuta thotë që Presidenti s’mund të jetë kryetar partike. Veprimet para dhe gjatë fushatës, dëshmojnë që Presidenti kryente veprime haptazi politike, në shkelje flagrante të Kushtetutës. Me mesazhet e dhëna nuk ka ulur tensionin politik, përkundrazi e ka nxitur atë duke inkurajuar njerëz të konfliktojnë. Mesazhe shumë agresive që bien ndesh me parimet, standardet.

Presidenti i Republikës ka qenë aktiv në rrjete sociale, me të gjithë periudhën e mëparshme. Vetëm më 25 prill, Presidenti ka publikuar mesazhe denigruese. Këto bien ndesh në standardet evropiane”, u shpreh Hysi.

Kujtojmë se një nismë e tillë është marrë edhe më herët nga deputetët e Kuvendit të Shqupërisë, teksa shprehen se Presidenti Ilir Meta ka bërë shkelje para dhe gjatë procesit zgjedhor./Opinion.al

Etiketa: komisioni i ligjevePresidentshkarkimii metes

Ju sugjerojmë

Sot Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Sot Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, rrugët që do të bllokohen

6 Qershor, 2025 10:45 am
Kurban Bajrami në Shqipëri: Besimtarët festojnë me lutje në Tiranë, Lezhë dhe Berat
Aktualitet

Kurban Bajrami në Shqipëri: Besimtarët festojnë me lutje në Tiranë, Lezhë dhe Berat

6 Qershor, 2025 10:39 am
160 mijë euro të padeklaruara me vete, arrestohet në Kakavijë 41-vjeçari
Aktualitet

160 mijë euro të padeklaruara me vete, arrestohet në Kakavijë 41-vjeçari

6 Qershor, 2025 10:33 am
La ndezur një pajisje elektroshtëpiake/ Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë
Aktualitet

La ndezur një pajisje elektroshtëpiake/ Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë

6 Qershor, 2025 10:27 am
Festivali “Bukë e Zemër”/ Rama: Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se Evropa
Aktualitet

Festivali “Bukë e Zemër”/ Rama: Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se Evropa

6 Qershor, 2025 10:23 am
Kurti uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Festë e shenjtë për mirësi e solidaritet
Rajoni

Kurti uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Festë e shenjtë për mirësi e solidaritet

6 Qershor, 2025 10:18 am
Veliaj urim për Kurban Bajramin: Të duhemi më shumë, urrehemi më pak!
Aktualitet

Veliaj urim për Kurban Bajramin: Të duhemi më shumë, urrehemi më pak!

6 Qershor, 2025 10:08 am
Fundjavë përvëluese, me temperatura 36-37°C
Aktualitet

Fundjavë përvëluese, me temperatura 36-37°C

6 Qershor, 2025 10:06 am
Përdorën dronë për kontrollet nga ajri/Parcela me kanabis në Fier,pranga 24 vjeçarit
Aktualitet

Përdorën dronë për kontrollet nga ajri/Parcela me kanabis në Fier,pranga 24 vjeçarit

6 Qershor, 2025 9:56 am
Merz për DW: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA
Bota

Merz për DW: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA

6 Qershor, 2025 9:51 am
Para
Masat anticovid, hapen universitetet në Shqipëri

Masat anticovid, hapen universitetet në Shqipëri

Zgjedhjet/ Basha takon Varhelyi: Kemi bërë 180 kallëzime për parregullsitë

Zgjedhjet/ Basha takon Varhelyi: Kemi bërë 180 kallëzime për parregullsitë

Udhëtoni në BE nëse jeni vaksinuar me Sputnik apo Sinovac?Flet Manastirliu

Udhëtoni në BE nëse jeni vaksinuar me Sputnik apo Sinovac?Flet Manastirliu

TE FUNDIT

Sot Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, rrugët që do të bllokohen

Sot Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, rrugët që do të bllokohen
6 Qershor, 2025

Me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread & Heart Festival”, policia ka njoftuar se do të bllokohen...

Lexo më shumë

Kurban Bajrami në Shqipëri: Besimtarët festojnë me lutje në Tiranë, Lezhë dhe Berat

Kurban Bajrami në Shqipëri: Besimtarët festojnë me lutje në Tiranë, Lezhë dhe Berat
6 Qershor, 2025

Besimtarë myslimanë festojnë këtë të premte, 6 qershor, Kurban Bajramin, një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit islam. Në...

Lexo më shumë

160 mijë euro të padeklaruara me vete, arrestohet në Kakavijë 41-vjeçari

160 mijë euro të padeklaruara me vete, arrestohet në Kakavijë 41-vjeçari
6 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Kakavijës, në bashkëpunim me Frontex-in, ka zhvilluar kontrolle intensive për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, si...

Lexo më shumë

La ndezur një pajisje elektroshtëpiake/ Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë

La ndezur një pajisje elektroshtëpiake/ Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë
6 Qershor, 2025

Në banesë në Vlorë është përfshirë nga flakët dhe shkak për këtë është bërë lënia ndezur e një pajisje elektrike....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com