Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur grabitësi që i mori 3 milionë lekë një kambisti në “Rrugën e Kavajës”, vrapon me çantën në duar.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 09:05, në Tiranë, ku 2 persona pasi kanë goditur me sende të forta i kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash 55-vjeçarit Qani Zili, të cilin e kanë kërcënuar me sqepar dhe e kanë dhunuar. Ata i kanë grabitur shumën e parave të pikës valutore, të cilat Zili po i transportonte me motor./Opinion.al