Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja në Elbasan,Balla:PD të distancohet nga ngjarja,të hetohet në detaje

2021/05/04 at 1:03 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja në Elbasan,Balla:PD të distancohet nga ngjarja,të hetohet në detaje

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka përmendur ditën e sotme sërish vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ndodhur pak ditë para zgjedhjeve elektorale në vend.


Në fjalën e tij në Kuvend Balla shprehet se nevojitet një hetim i plotë e i detajuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, ndërsa tha se PD duhet të distancohet nga grupet e armatosura, që sipas tij, u ngritën gjatë fushatës elektorale dhe mbanin logon e PD.

“Një parti politike, që përgjatë fushatës, organizon grupe të armatosura, hyn nën juridiksionin e ligjit duhet hetuar në detaje. Prokuroria duhet të bëjë detyrën, jo vetëm ndaj atyre që shkrepën armët, por edhe ndaj atyre që urdhëruan grupe të tilla. PD ka gjithë kohën e nevojshme që të distancohet nga kjo ngjarje, nga këto grupe të ngritura e të loguara me logon e PD, sepse PD e mëparshme nuk ka pasur asnjë lidhje me PD sot.” – tha Balla.

Më tej, Taulant Balla foli për procesin zgjedhor të 25 prillit, duke thënë se Shqipëria fitoi falë qytetarëve të këtij vendi, që morën pjesë masivisht në zgjedhje, teksa një mesazh e pati edhe për Partinë Demokratike.

“Shqipëria fitoi më 25 prill dhe kjo falë qytetarëve të këtij vendi, që në mënyrë masive morën pjesë në zgjedhje dhe që me votën e tyre të lirë i dhanë mandatet e përfaqësimit atyre që garuan për të marrë besimin e thyer. Thirrja ime sot, ndaj të gjithë aktorëve pjesëmarrës në këto zgjedhje është që secili prej nesh ta lexojë me përgjegjësi votën e shqiptarëve. Dua të theksoj atë që DASH tha për zgjedhjet e 25 prillit. SHBA do të vazhdojë partneritetin me Ramën. Vlerësohet fushata e opozitës dhe detyrë e të gjithëve është që Parlamenti është legjitim dhe është detyra të lemë pas debatet e vjetra dhe të punojmë në funksion të një objektivi i përbashkët që është BE. Muajt në vijim janë të rëndësishme dhe lidhen me suksesin e mbajtjes së Konferencës s Parë në BE. Kemi shanset që në presidencën portugeze Shqipëria ta mbajë konferencën e Parë të BE. Ne duhet të përmbyllim marrëveshjen e anëtarësisë të Shqipërisë në BE. Ne duhet të jemi të ndershëm para shqiptarëve. Nuk tregon ndershmëri, sinqeritet, ku në natën e 25 prillit të dalësh para shqiptarëve dhe të shpallësh fitoren, Basha, Kryemadhi, apo ne. Secili nga ne shpalli fitoren. Thanë që në kuti është vullneti i shqiptarëve. Kur procesi i numërimit filloi, u kthyen në avazin e vjetër që nuk pranojnë rezultatin. Duhet ta lexojnë me kujdes vullnetin e dhënë përmes votës.

Në legjislaturën e re duhet të vijojmë një punë më intensive për një reformë më të thellë zgjedhore. Këto duhet të jenë zgjedhjet e fundit të administruar nga numërues politikë. Sa herë në këto katër vite që shkuam në Kuvend, nuk do të vazhdojmë me administrimin e procesit të numërimit nga komisionerë politikë. Marrëveshja e 5 qershorit, ishte kusht nga PD dhe LSI, e ne kemi plotësuar çdo tekë të tyre. Edhe pse LSI shkoi për skrap. Sot, nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, si kryetari i shumicës parlamentare në këtë sallë, dua t’i them PD që rezultati është ai që doli nga kutia dhe të gjithë duhet ta lexojmë me vëmendje. Edhe ne nuk kishim në të gjithë territorin rezultatin që donim, por kemi marrë rezultatin minimal tonin. Në shumë pjesë të territorit kemi humbur mandat për pak vota. Mandati i 9 në Elbasan ndahet për 66 vota. Ne do të vlerësojmë mundësitë tona, nëse ekziston mundësia që brenda votave të pavlefshme të jetë numri i nevojshëm për të plotësuar këtë gjë. Pas shpalljes nga KQZ të rezultatit, partitë politike kanë 5 ditë kohë për ta ankimuar. Të dalësh para shqiptarëve, përmes deklaratave të gazetarëve dhe të thuash nuk njoh zgjedhjet, është akt i pandershëm politik. Edhe pse rezultati i zgjedhjeve u njoh në ditën e votimit dhe pas, vazhdoi e njëjta këngë që nuk i bën mirë Shqipërisë.”- shtoi ndër të tjera Balla./Opinion.al

Etiketa: ballapjerin xhuvanivrasje


Ju sugjerojmë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
Bota

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

20 Shtator, 2025 10:48 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

20 Shtator, 2025 10:27 pm
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

20 Shtator, 2025 9:26 pm
Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike
Aktualitet

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

20 Shtator, 2025 8:18 pm
Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Aksident në aksin Shkodër-Hani Hotit, humbin jetën babë e bir

20 Shtator, 2025 7:37 pm
“Kap raketa, predha, avionë dhe dronë”, Izraeli instalon sistemin e ri mbrojtës
Bota

“Kap raketa, predha, avionë dhe dronë”, Izraeli instalon sistemin e ri mbrojtës

20 Shtator, 2025 6:36 pm
SHBA/ Ndalon rekomandimi për marrjen e vaksinës së COVID çdo vit nga të rriturit
Bota

SHBA/ Ndalon rekomandimi për marrjen e vaksinës së COVID çdo vit nga të rriturit

20 Shtator, 2025 5:55 pm
Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë
Life Style

Të vetmuar në restorant, si po ndryshojnë zakonet e të ushqyerit në Europë

20 Shtator, 2025 4:14 pm
“Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë
Politikë

“Po sfidon shtetin”, Braçe nuk i ndahet parkimit ilegal: E mbyllëm dhe e hapën prapë

20 Shtator, 2025 3:01 pm
Para
Vrasja në Elbasan,Balla:PD të distancohet nga ngjarja,të hetohet në detaje

Gjenerali amerikan i jep një medalje! Kryeministri: Do ia jap Zahos

Përfshihet nga flakët një peshkarexhë në Vlorë, për çfarë dyshon policia

Përfshihet nga flakët një peshkarexhë në Vlorë, për çfarë dyshon policia

Meta jep urdhër: Të zbardhet urgjentisht ngjarja e Elbasanit

Shkarkimi i Metës, Presidenca: Zero vëmendje ndaj Kuvendit me zero opozitë
















TE FUNDIT

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
20 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e paralajmëroi Venezuelën të shtunën se do të paguajë një çmim të pallogaritshëm nëse nuk...

Lexo më shumë

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
20 Shtator, 2025

Shërbimi Sekret është vënë në gatishmëri të lartë pasi arrestoi një burrë të armatosur brenda stadiumit State Farm në Arizona,...

Lexo më shumë

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
20 Shtator, 2025

Forcat izraelite vazhduan sulmin e tyre në qytetin e Gazës dhe më gjerë në Rrip të shtunën, duke shkatërruar tunele...

Lexo më shumë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
20 Shtator, 2025

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka shpallur moskompetencën për hetimin e çështjes së vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra dhe ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com