Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes Facebook, se tashmë në Shqipëri janë kryer 500 mijë vaksinime, shifër kjo që sipas tij u arrit përpara afatit të parashikuar.
“ U kry! 29 ditë para afatit të bërë publik realizuam objektivin e 1/2 milionë vaksinimeve. Vazhdojmë pa u ndalur drejt objektivit 1 milionë tani”, shkruan Rama.
Kujtojmë se qeveria kishte vendosur objektivin e 500 mijë vaksinimeve brenda muajit maj, ndërkohë që në të gjithë botën vaksinimi po shihet tashmë si e vetmja mënyrë e uljes së infektimeve nga Covid./Opinion.al