Pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, Grida Duma në një postim në rrjetet sociale shkruan se shqiptarët që besuan dhe votuan Partinë Demokratike kanë sot mirënjohjen më të thellë.
Më tej ajo falenderon të gjithë që nuk u përkulën dhe vijojnë në momente të tilla të mos përkulen. Sipas Dumës, demokratët nuk dorëzohen.
“Kontributet e demokratëve, shqiptarëve që na besuan e votuan, kanë sot mirënjohjen më të madhe e të thellë! Në Golem, Synej e Luz, zhvilluam biseda të qarta për meritën e qëndrimet e vyera së pari të demokratëve. Falenderime për gjithë ata që nuk u përkulën dhe vijojnë në momente të tilla të mos përkulen! Demokratët nuk dorëzohen!”, shkruan Duma./Opinion.al