200 persona janë arrestuar nga Policia turke gjatë një proteste të zhvilluar në Stamboll me rastin e 1 majit, Ditës së Punëtorëve.
Policia ndërhyri pasi protestuesit thyen masat anti-COVID. Por, ndërhyrja e policisë ka qenë e dhunshme për drejtuesit e protestë të cilët janë goditur nga efektivët dhe më pas janë arrestuar.
Protesta të ngjashme u mbajtën dhe në qytetin e Izmirit. Autoritetet turke kanë vendosur një izolim 17 ditor në të gjithë vendin, ku të gjithë dyqanet, shkollat janë mbyllur dhe banorët duhet të qëndrojnë në shtëpi për të ulur numrin e infektimeve./ Opinion.al