Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mziu mesazh dibranëve:Do ju mallkojnë fëmijët për 5 mijë lekëshin që morët

2021/04/29 at 10:36 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Mziu mesazh dibranëve:Do ju mallkojnë fëmijët për 5 mijë lekëshin që morët

Xhelal Mziu, i cili mori mandatin e deputetit në Dibër, katër ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit iu është drejtuar me një mesazh falënderues qytetarëve të këtij qarku.


Teksa falenderoi të gjitha strukturat mbështetëse, Mziu shkruan se “Mendja Dibrane triumfoi dhe shkërmoqi bandën e Rilindjes…!”,  duke iu referuar rezultatit në këtë qark, ku PD doli forcë e parë. Mziu, po ashtu hedh akuza për blerjen e votës duke thënë se një “skizofren” autokrat ka shkatërruar përfundimisht institucionin e zgjedhjeve të lira.

Më tej, Mziu iu drejtohet atyre që për shkak të varfërisë apo për problemet e tyre shitën votën duke iu thënë se do i mallkojnë fëmijët e tyre, që u shitën për 5 mijë lekë.

“Kam edhe dy fjalë për ato Dibranë të ndershëm ose jo, që për shkak të varfërisë apo për problemet e tyre ia shitën shpirtin “shejtanit” shitën votën, shitën nderin, u shitën për 4 vjet me 5 mijë lekë…! Vota juaj nuk bën 5 mijë lekë! Ajo 5 mijë lekshe do ju dalë në ëndërr për 4 vjet, sa herë t’ju mbarojë thesi i miellit, sa herë tu duhet të shkoni në spital,sa herë të shkoni më dyqan, sa herë tu drejtoheni shkollave, universiteteve, zyrave të shtetit. Ajo 5 mijë lekëshe do tu vrasë në shpirt sa herë të mos keni lekë për tu blerë librat e fëmijëve, apo kur tu dalin gishtat nga atletet e “gabit”. Ajo 5 mijë lekëshe do të jetë mallkim, për ju, fëmijët tuaj do t’ju mallkojnë…!”, shkruan Mziu.

Mesazhi i Mziut:

Të dashur vëllezër Dibranë!
Mora t’ju shkruaj dy fjalë zemre, sot, jo se nuk kisha mundësi ta bëja që ditën e parë, por në rrespekt të ç’do kolegu kandidat për deputet, të çdo votuesi.
Në fillim dua të falenderoj të gjithë Dibranët, Matjanët dhe Bulqizakët që dolën në një masë të madhe në votime për të zgjedhur “Ndryshimin”, dhe ne si Qark ishim në anën e ndryshimit.
Dua të falenderoj përzemërsisht strukturat e Partisë Demokratike, koordinatorët, dhe gjithë demokratët, të cilët u angazhuan me mish e me shpirt për të sjellë ndryshimin e shumëpritur prej 8 vitesh.
Dua të falenderoj të gjithë strukturat mbështetëse, të gjithë votuesit që i besuan një programi më i miri i hartuar ndonjëherë nga Partia Demokratike, dhe Lulzim Basha, na besuan neve duke na votuar dhe duke e kthyer Partinë Demokratike në forcë fituese në Qarkun e Dibrës.
Dua të falenderoj të gjithë ato demokratë, qëndrestarë që për 3 muaj rresht ,por edhe në 8 vjet opozitë, na kanë mbështetur , kanë lënë hallet e tyre familjare mënjanë, kanë lënë fëmijët dhe janë vënë në mbrojtjen e votës duke u përballur me më të “këqinjtë” të vënë në shërbim të partisë shtet.
Një falenderim i sinqertë për të gjithë ato intelektualë që na u bashkuan, për të gjithë ato Dibranë që erdhën nga Tirana e Durrësi dhe u bënë pjesë e fushatës sonë, deri ditën e zgjedhjeve.
Bashkimi ynë, unifikimi dhe fushata model dhe qytetare i tmerroi kundërshtarët, që alternativë kishin vetëm blerjen me para krimi.
Mendja Dibrane triumfoi dhe shkërmoqi bandën e Rilindjes…!
Megjithëse nuk u gëzuan si ne edhe në shkallë kombëtare, ne u treguam Shqiptarëve, ndërkombëtarëve, mediave të shitura se në Shqipëri, një “skizofren” autokrat ka shkatërruar përfundimisht institucionin e zgjedhjeve të lira.
Nuk është koha për të treguar se ç’farë bëmë keq në shkallë kombëtare, apo si mund të ishim mbrojtur nga blerja masive e votës, sepse kjo tashmë s’ka vlerë, por ajo që është e rëndësishme, ne, u treguam me zë dhe me figurë se për të mbajtur pushtetin u përdor e gjithë makineria shtetërore.
U përdor administrata duke i shantazhuar ato, u përdorën të punësuarit fiktivë, u përdorën punëdhënësit, u përdorën mësuesit, mjekët dhe infermjerët.
U përdorën para të pista pafund, të shpërndara nga punonjësit e postës në zarfat e pensioneve, u përdorën administratorët të cilët çuditërisht çonin nëpër shtëpi edhe në orë të vona të natës zarfat me para, gjoja të ndihmës ekonomike.U përdorën segmente të caktuara të policisë së shtetit, “ushtarë të krimit të organizuar, të përdorur edhe në 2016 në parcelat e hashashit, apo 2017 në vjedhjen e votave”, dhe të gjitha këto i kemi referuar në organet kompetente.
U përdorën bandat e krimit të organizuar njësoj si në zgjedhjet e kaluara, por që për këto krime elektorale besoj se do të ketë një dosje, një dosje që shpresoj të mos ketë fatin e “dosjes 184” që të zhduket dhe aktorët të rikandidojnë përsëri për deputet.
U lejuan qindra ndërtime pa leje duke u nisur nga nga qyteti i Peshkopisë, ku është zënë çdo hapësirë, ndërtime pa leje në gjithë Maqellarën,në Gjoricë, Shupenzë e Bulqizë, në këmbim dhe për të deformuar votën e qytetarëve.
U zhvilluan tendera dhe PPP për të tjetërsuar votën me paratë e tyre.
Përballë të gjitha këtyre qëndruam ne, demokratët, dhe fituam kundër kësaj makinerie kriminale.
Fituam si Qark.
Fituam dhe i kthyem Dibrës nderin, duke i shtuar Partisë Demokratike edhe një mandat.
U bëmë tre!
Një falenderim edhe për ato njerëz të pa interesuar që këtë herë na mbështetën. Edhe për ato socialistë të ndershëm apo të zhgënjyer që na kanë votuar, ato janë persekutuar nga Rilindja njësoj si ne.
Dua të falenderoj familjen time, nipërit dhe kushërinjtë, farefisin dhe miqtë e familjes, shokët me të cilët kam punuar për vite me radhë në Kamëz. Ju faleminderit për mbështetjen. Ju lashë për në fund jo se jeni më të parëndësishëm, por se detyrimi juaj është më i madh për shkak të afërsisë së gjakut.
Kam edhe dy fjalë për ato Dibranë të ndershëm ose jo, që për shkak të varfërisë apo për problemet e tyre ia shitën shpirtin “shejtanit” shitën votën, shitën nderin, u shitën për 4 vjet me 5 mijë lekë…!
Vota juaj nuk bën 5 mijë lekë!
Ajo 5 mijë lekshe do ju dalë në ëndërr për 4 vjet, sa herë t’ju mbarojë thesi i miellit, sa herë tu duhet të shkoni në spital,sa herë të shkoni më dyqan, sa herë tu drejtoheni shkollave, universiteteve, zyrave të shtetit.
Ajo 5 mijë lekëshe do tu vrasë në shpirt sa herë të mos keni lekë për tu blerë librat e fëmijëve, apo kur tu dalin gishtat nga atletet e “gabit”.
Ajo 5 mijë lekëshe do të jetë mallkim, për ju, fëmijët tuaj do t’ju mallkojnë…!
Si vëllezërit e mi ju këshilloj mos u shisni kaq lirë, mos ia shisni fatin e fëmijëve bandave të krimit të organizuar, mos ia shisni nderin kësaj makinerie qeveritare të pandershme që të blen një ditë për 4 vjet.
Nderi i Dibranit nuk është aq i pavlefshëm…!
Sot është dita të bashkohemi sa më shumë, të mbështesim fort liderin e Partisë Demokratike z. Lulzim Basha , një lider me prirje Europiane, vizionar dhe i suksesshëm.
Beteja sapo ka filluar!
Ju falenderoj përzemërsisht!



Ju sugjerojmë

Vuçiç niset drejt Moskës
Rajoni

Vuçiç paralajmëron “ndryshime të mëdha” në ushtri

21 Qershor, 2025 8:47 am
Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 21 qershor 2025

21 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 qershor 2025

21 Qershor, 2025 8:15 am
Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
Bota

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

20 Qershor, 2025 10:26 pm
“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
Bota

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

20 Qershor, 2025 9:56 pm
Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
-Jetë dhe Stil

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

20 Qershor, 2025 9:31 pm
Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
Aktualitet

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

20 Qershor, 2025 9:01 pm
Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë
Aktualitet

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë

20 Qershor, 2025 8:39 pm
Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare
Aktualitet

Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare

20 Qershor, 2025 8:24 pm
Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi
Life Style

Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi

20 Qershor, 2025 8:14 pm
Para
EMRAT/ Tentuan të trafikonin drogë në Greqi, 4 të arrestuar,1 në kërkim

EMRAT/ Tentuan të trafikonin drogë në Greqi, 4 të arrestuar,1 në kërkim

Surprizat e zgjedhjeve, Beqaj jashtë listës, rrezikojnë Majko dhe Kodheli

Surprizat e zgjedhjeve, Beqaj jashtë listës, rrezikojnë Majko dhe Kodheli

Mbyllet numërimi për kandidatët në qarkun e Beratit, Klosi kryeson listën

Mbyllet numërimi për kandidatët në qarkun e Beratit, Klosi kryeson listën
















TE FUNDIT

Vuçiç paralajmëron “ndryshime të mëdha” në ushtri

Vuçiç niset drejt Moskës
21 Qershor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Ushtria e Serbisë është “më e fuqishme se kurrë” dhe shtoi se “vetëm...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 21 qershor 2025

Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit
21 Qershor, 2025

Dashi – Mund të ketë shumë pengesa në rrugën tuaj sot, por përpiquni të mos ndaleni tek ato. Çelësi është...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 qershor 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
21 Qershor, 2025

Sot, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të...

Lexo më shumë

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
20 Qershor, 2025

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor, ndërsa është nën sulmet izraelite. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com