Është mbyllur procesi i numërimit të votave në qarkun e Shkodrës. Nga të dhënat rezulton se Partia Demokratike kryeson në këtë qark.
PD është forcë fituese me 5 mandate, PS merr 3 mandate, PSD 2 dhe LSI 1 mandat. Siç vihet re LSI rezulton forcë e katërt në këtë qark.
Gjithashtu, raportohet se procesi i numërimit ka qenë i qetë dhe nuk ka pasur incidente apo përplasje dhe rezultati është pranuar nga palët.