Ndërsa votat e hedhura më 25 Prill vijojnë të numërohen, si qarku me më shumë deputetë Tirana duket se do të mbajë edhe peshën e rezultatit.
Deri në orën 22:30, kur janë numëruar 677 nga 1243 kutitë e votimit, PS kryeson me 48.92 përqind të votave, e ndjekur nga PD me 38,86% të votave, ndërsa LSI ka shënuar një rënie drastike me 5.89% të votave. Krahasuar me vitin 2017 kur numëronte më shumë se 55 mijë vota në kryeqytet, LSI ka deri në këto momente 14 mijë vota. Në studion e emisionit “Opinion”, analisti Baton Haxhiu tha se deri në fund të numërimit, pritet që LSI të ketë jo më shumë se 22 mijë vota.
“Rezultati i vërtetë i Tiranës është 18 mandate PS, 17 mandate PD dhe LSI 1 mandat. Krejt të tjerat janë …nuk e di. Tek i 19-ti, PS e ka pas betejën me LSI”, u shpreh Haxhiu./Opinion.al