Kryetari i PD Lulzim Basha ka deklaruar fitoren e zgjedhjeve të së dielës. Në një dalje për mediat përpara selisë së Partisë Demokratike, Basha është pritur me entuziasëm nga mbështetësit.
“Faleminderit të gjithë qytetarëve shqiptarë, që zgjodhën ndryshimin,. Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar, një fitore e qartë për aleancën për ndryshim. Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Kam besim të plotë se numëruesit dhe komisionerët do ta përmbyllin këtë proces sipas ligjit. Në fund të këtij procesi Shqipëria fiton”, tha Basha./Opinion.al