Një i ri në Fier me një shishe me lënde djegëse në dorë ka bërë thirrje se do të djegë kutitë e votimit.
Ngjarja ka ndodhur para se të dilnin kutitë e votimit nga qendrat e votimit në Agim në Njësinë Administrative Libofshë.
Bëhet me dije se i riu nuk ka arritur ta hedh shishen, ndërsa qëndronte me shishen e ndezur në dore përpara portës së mjediseve të qendrave të votimit dhe menjëherë është bërë neutralizimi i tij.
Policia e cila ndodhej në këto mjedise votimi për mbarëvajtjen e procesit, e ka ndaluar të riun i cili ende nuk është identifikuar ndërsa më pas është shoqëruar për në mjediset e komisariatit./Opinion.al