Fitorja e Tiranës ndaj Teutës në Durrës me rezultatin 0-2, ka favorizuar Vllazninë dhe Partizanin, që me pikë të barabarta ngjiten në krye të klasifikimit të ligës superiore.
Me 46 pikë, Tirana renditetet në vendin e pestë. Më herët Vllaznia kishte fituar ndaj Skënderbeut, ndërkohë që Partizani mposhti Kukësin me rezultatin e thellë 4-0. Me 53 pikë, Partizani dhe Vllaznia ndajnë vendin e parë, deri në këto momente./Opinion.al