Një 51-vjeçar është vënë në pranga ndërsa bashkëpunëtorja e tij është shpallur në kërkim pasi akuzohen për ushtrim të veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit me qëllim përfitimin parave.
Policia bën me dije se është arrestuar L. M., 51 vjeç, lindur në Kosovë dhe rezident në shtetin e Zvicrës si i dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtorja e tij shtetasja R.B.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, përmes dokumenteve shëndetësore të falsifikuara iu kanë marrë disa qytetarëve vlera të konsiderueshme parash, të cilat kapin vlerën mbi 1 milion euro, me pretendimin që do të përfitonin nga kompani sigurimi shëndetësore kryesisht në Zvicër dyfishin e shumave që u jepnin këtyre personave.
“Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas disa muaj hetimesh bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative si dhe nga kallëzimet e bëra nga disa qytetarë të ndryshëm për 2 shtetas, të cilët nëpërmjet mashtrimit iu merrnin shuma të konsiderushme parash me pretendimin që do të përfitoheshin nga kompani sigurimi shëndetësore jashtë vendit ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Dërgesa e fundit”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi : L.M., 51 vjeç, lindur në Kosovë dhe resident në shtetin e Zvicrës. Si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtorja e tij shtetasja R.B.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, duke bërë dokumente shëndetësore të falsifikuara iu kanë marrë disa shtetasve vlera të konsiderueshme të cilat kapin vlerën mbi 1 milion euro, me pretendimin që do të përfitoheshin nga kompani sigurimi shëndetësore kryesisht në Zvicër dyfishin e shumave që u jepnin këtyre personave.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dokumenta të ndryshme të kësaj veprimtarie kriminale si dhe 1 aparat celular”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ”Mashtrimi”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh”./Opinion.al