Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, përmes një tuiteri ka reagur ashpër lidhur me qëndrimet e presidentit Meta, që ka kujtuar sfurqet e grave të Libofshës duke paralelizuar zgjedhjet e 25 prillit.
“Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të rrëmbejnë “sfurqet” në 25 prill, apo nëse ata nuk pëlqejnë rezultatin e zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënime. Ata që nxisin dhunën do të mbajnë përgjegjësi për pasojat e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Mjaft”, ka shkruar Kim.