Itali ka raportuar në 24 orët e fundit 14,761 raste të reja me koronavirus nga 315,700 teste të kryera.
Po gjatë këtij harku kohor, janë konfirmuar 342 vdekje, duke e çuar në total 118.699 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.
Të shëruarit sot ishin 21,069. Njësitë e kujdesit intensiv u shtuan me 42 pacient , ndërsa 654 më pak njerëz u shtruan në spitale në pavijone të tjera.