Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta mbërrin në Kavajë, thirrje Ramës: Thellohu shko tek SPAK rrëfehu vetë

2021/04/19 at 11:01 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta mbërrin në Kavajë, thirrje Ramës: Thellohu shko tek SPAK rrëfehu vetë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka mbërritur mbrëmjne e sotme në Kavajë pranë zyrave të Partisë Demokratike ku dhe ka mbetur i plagosur sekretari i kësaj partie.

Meta është pritur me duartrokitje nga qytetarët teksa ka parë vendin ku mbeti i plagosur 27-vjeçari Bledar Okshtuni. Nga pamjet duket se në shoqërinë e Presidentit Meta ishte dhe kandidatja e PD Grida Duma.

“Kam një paralajmërim për kryeministrin e bandave të Shijakut dhe të Dibrës që shkatërruan zgjedhjet e kaluara dhe që na katandisën në këtë situatë. Të jetë gjaku i fundit për zgjedhje që derdhet. Ti jo Kushtetutë që nuk njeh dhe do ta mësosh mirë se ç’është Kushtetuta dhe ligji, por ti nuk i di as rregullat e shqiptarit sepse nuk ke gjak shqiptari. Je vetëm një shqipfolës dhe një kuisling i të tjerëve për të përçarë shqiptarët me njeri-tjetrin. Shqiptarit po i hyre në shtëpi të bën atë gjë që nuk të ka shkuar në mendje ty. Ti ke çuar rrugaçët për të hyrë në shtëpinë e PD, të opozitës për t’i dhunuar, shyqyr Zotit që ka shpëtuar dhe i urojmë të shkuara, i ke lëshuar banditët tërë natën nëpër gjithë Shqipërinë, ca i nxore nga burgu me garanci që t’i përdorje për zgjedhjet. Iu ke mbushur mendjen gjoja do fitoje mandatin e tretë… Ndaj thirri mendjes, para se të jetë vonë dhe para se të merren vendime historike për të ardhmen e Shqipërisë për 100 vitet që vijnë. Lëri qytetarët të votojnë të lirë dhe të qetë. Boll e shkele Kushtetutën. Ti e dhunove marrëveshjen e 5 qershorit. Ti ke bërë me qindra krime zgjedhore gjithë këto ditë. Mos kujto ti se Kavaja dhe Shqipëria mund të dhunohet dhe poshtërohet. Je ti që i fute kriminelët në politikë masivisht deri sa u ngrit gjithë bota për një ligj dekriminalizimin. Zonja Duma ju përshëndes për fushatën tuaj të qetë dhe shumë civile dhe shumë qytetarë dhe vazhdoni në këtë mënyrë. I ftoj të gjithë qytetarët e Kavajës të ruajnë qetësinë, të kujdesemi për shëndetin e të plagosurit. Ato motivet e dobëta t’i lërë policia. Ardi Veliu lëri motivet e dobëta. Është serioze situata, nuk ka shaka. Mos i lini ata që janë në kërkim të bredhin sepse do ketë veprime spektakolare që nuk ju ka vajtur mendja. Nuk preket më vota e shqiptarëve. Ka trima që duan ta prekin, ta provojnë. Ka çuna problematikë po kur të bëhet gjithë populli problematik me presidentin problematik? Ku do shkosh ti Edi Rama. Nuk ka vrimë gjëkundi në Shqipëri që të nxë ty. Ndaj thirri mendjes. Jemi bërë faqja e zezë e botës, kemi mbetur 10 vjet mbrapa për integrimin për qejfin tënd. 3 vjet na bllokove me atë të Fierit, tani dhe 5-6 vjet me këto zgjedhje që do t’i vjedhës e t’i marrësh sipas qejfit tënd. Thellohu, reflekto dhe shko tek SPAK-u dhe rrëfehu vetë! Me qetësi. Presidenti e ka detyrë të bëjë thirrje për reflektim. Me qetësi! Çdo njeri që bën krime zgjedhore do të përgjigjet. Nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese”, deklaroi Meta.

Etiketa: meta

Ju sugjerojmë

SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine
Kronikë

SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine

27 Janar, 2026 6:55 pm
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës
Kryesore

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës

27 Janar, 2026 3:35 pm
Protesta, Gjekmarkaj: Policia e mbushur me patronazhistë, u ushtrua dhunë
Politikë

Protesta, Gjekmarkaj: Policia e mbushur me patronazhistë, u ushtrua dhunë

27 Janar, 2026 2:41 pm
Shoqërimi i të miturit në komisariat, Koçi: Nuk u trajtua në mënyrë çnjerëzore
Politikë

Shoqërimi i të miturit në komisariat, Koçi: Nuk u trajtua në mënyrë çnjerëzore

27 Janar, 2026 2:05 pm
“Lapanjos, lëri dënglat”, përplasen Balla e Bardhi në Parlament
Kryesore

“Lapanjos, lëri dënglat”, përplasen Balla e Bardhi në Parlament

27 Janar, 2026 1:50 pm
Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, punonjës dhe qytetarë kundër vendimit
Aktualitet

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, punonjës dhe qytetarë kundër vendimit

27 Janar, 2026 12:32 pm
Buxheti 2025/  Malaj: Akti normativ mbështet shtresat më në nevojë
Politikë

Buxheti 2025/ Malaj: Akti normativ mbështet shtresat më në nevojë

27 Janar, 2026 12:20 pm
Protesta, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore
Kryesore

Protesta, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore

27 Janar, 2026 12:02 pm
“19 projektligje në një ditë, shtoni seancat”, Boçi: Kuvendi po çmendet
Kryesore

“19 projektligje në një ditë, shtoni seancat”, Boçi: Kuvendi po çmendet

27 Janar, 2026 10:57 am
Përkujtimi i Holokaustit/ Spiropali: Shpëtimi i  hebrenjve, maja morale e historisë
Aktualitet

Përkujtimi i Holokaustit/ Spiropali: Shpëtimi i hebrenjve, maja morale e historisë

27 Janar, 2026 10:55 am
Para
Çfarë është patronazhisti i partive politike? Ndreca: Është një kujdestar

Çfarë është patronazhisti i partive politike? Ndreca: Është një kujdestar

Çunat e Kukësit pse flisnin si vlonjat? Balluku:Unë kalova dhe një test…

Çunat e Kukësit pse flisnin si vlonjat? Balluku:Unë kalova dhe një test...

Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi për sot, 20 prill 2021

TE FUNDIT

Dy vrasje dhe protesta, Trump tërhiqet nga Minneapolis

Dy vrasje dhe protesta, Trump tërhiqet nga Minneapolis
27 Janar, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, tregoi shenjat e para të zbutjes në luftën ndaj emigrantëve të paligjshëm. Një zyrtar i lartë...

Lexo më shumë

Kryeministri britanik tallet me Macron, del në skenë me syze

Kryeministri britanik tallet me Macron, del në skenë me syze
27 Janar, 2026

Kryeministri britanik Keir Starmer surprizoi publikun me një paraqitje humoristike gjatë një eventi komedie në Londër, ku bëri edhe një...

Lexo më shumë

Ish-Sekretarja e Brendshme britanike Braverman, bashkohet me ekstremin e djathtë

Ish-Sekretarja e Brendshme britanike Braverman, bashkohet me ekstremin e djathtë
27 Janar, 2026

Ish-Sekretarja e Brendshme Britanike Suella Braverman e njohur për retorikën e saj armiqësore kundër emigrantëve Shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar...

Lexo më shumë

SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine

SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine
27 Janar, 2026

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatë e Posaçme të Shkallës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com