Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha bisedë me drejtues të Partisë Konservatore britanike: Ndryshimi…

2021/04/19 at 9:58 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha bisedë me drejtues të Partisë Konservatore britanike: Ndryshimi…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim online me drejtues të Partisë Konservatore britanike.  Kreu i demokratëve shpjegoi programin e PD, duke përsëritur se zbatimi i këtij plani do të sjell ndryshimin në Shqipëri.

Basha tha se në program përfshihet përmirësimi e klimës së biznesit, taksa e sheshtë 9%, ulja e taksave për të gjithë njerëzit dhe bizneset që do të ndikoj në veçanti te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

 Ne kemi marrë që nga fillimi vendimin për të filluar një fushatë pozitive që përqendrohet në problemet e vendit dhe në zgjidhjet e këtyre problemeve. Pas 8 viteve të qeverisjes socialiste që ka premtuar shumë por nuk ka bërë asgjë dhe e ka lënë vendin në vendnumëro në çdo fushë, te gjithë kërkojnë ndryshim. Dhe kjo është bërë motoja jonë: nevoja për ndryshim, bashkimi për ndryshim përmes së cilës ne do të jemi në gjendje të garantojmë rritje ekonomike, prosperitet dhe të ecim të sigurt drejt anëtarësimit në BE. Ju po përballeni në Britaninë e Madhe me numrin më të madh të shqiptarëve që emigrojnë në MB në 8 vitet e fundit. Kemi humbur gjatë 8 viteve të fundit rreth gjysmë milioni bashkëqytarë në një vend me 3 milion, kjo është absolutisht katastrofë” – tha Basha.

PLANI I PD

Sipas Bashës, garantimi i sundimit të ligjit, aftësia konkurruese, klima miqësore e biznesit, taksa e sheshtë dhe trajnimi i të rinjve shqiptarë, do të bëj të mundur që investitorët perëndimor të gjejnë mundësi për të bërë investime në Shqipëri dhe të rinjtë shqiptarë të krijojnë të ardhmen në vendin tonë.

“Ne kemi përgatitur një plan të detajuar me ekspertët më të mirë të vendit dhe me shumë ndihmë nga ekspertët perëndimorë duke përfshirë ekspertë tuaj. Në thelb të këtij plani është përmirësimi i klimës së biznesit, taksa e sheshtë 9%, ulja e taksave për të gjithë njerëzit dhe bizneset, çka do të ndikojë në veçanti te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që janë shumica dërrmuese e ndërmarrjeve në Shqipëri. Ato janë palca e ekonomisë shqiptare për të ndihmuar gjithashtu krijimin e një klime që do të sjellë investime në Shqipëri dhe ne jemi shumë të interesuar të krijojmë një klimë pozitive, të sjellim investime në Shqipëri dhe natyrisht të përqendrohemi në një arsimim më të mirë për të rinjtë. Sepse në mënyrë që investimet të vijnë këtu, ata duhet të kenë një klimë biznesi konkuruese, të favorshme dhe taksa të ulëta por gjithashtu një forcë pune profesionale dhe të trajnuar mirë. Ne po i japim shumë rëndësi në planin tonë trajnimeve ose kualifikimeve profesionale për të rinjtë tanë, në ato zona ku ne i shohim mundësi. Sundimi i ligjit, aftësia konkurruese, klima miqësore e biznesit, taksa e sheshtë dhe më e rëndësishmja trajnimi i të rinjve tanë në mënyrë që të bashkohen, të harmonizohen, për të bërë të mundur që investitorët perëndimor të gjejnë mundësi për të bërë investime këtu në Shqipëri dhe për të rinjtë shqiptarë të gjejnë mundësi në vendin tonë, të qëndrojnë këtu, të kenë një punë të denjë me paga të mira dhe të jenë në gjendje të krijojnë familjet e tyre dhe të jetojnë jetën e tyre në vendin tonë të bukur, sepse është një vend i bukur dhe meriton shumë më mirë” –tha Basha./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Mbledhja mes qeverive Shqipëri-Itali, Rama pritet me ceremoni nga Meloni
Kryesore

Mbledhja mes qeverive Shqipëri-Itali, Rama pritet me ceremoni nga Meloni

13 Nëntor, 2025 1:12 pm
“21 Janari”, Berisha: Shkoj në SPAK, por kam vetëm një kusht…
Kryesore

“21 Janari”, Berisha: Shkoj në SPAK, por kam vetëm një kusht…

13 Nëntor, 2025 1:09 pm
SPAK merr nën hetim për tre vepra penale ish-drejtorin e burgjeve
Kronikë

SPAK merr nën hetim për tre vepra penale ish-drejtorin e burgjeve

13 Nëntor, 2025 12:36 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Kryesore

Deputetet e opozitës kërkesë Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

13 Nëntor, 2025 12:34 pm
Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për padinë e Sali Berishës
Aktualitet

“Kushtetuesja” cakton datën për ankimimin e Sali Berishës

13 Nëntor, 2025 12:21 pm
VIDEO/ Trump spërkat me parfum homologun sirian: Sa gra ke, me ju kurrë si dihet
Bota

VIDEO/ Trump spërkat me parfum homologun sirian: Sa gra ke, me ju kurrë si dihet

13 Nëntor, 2025 11:29 am
Mediat: Virginia Giuffre, gruaja me të cilën Trump shkoi në shtëpinë e Epstein
Bota

Mediat: Virginia Giuffre, gruaja me të cilën Trump shkoi në shtëpinë e Epstein

13 Nëntor, 2025 11:22 am
Kolonët izraelitë djegin xhaminë në Cisjordani
Bota

Kolonët izraelitë djegin xhaminë në Cisjordani

13 Nëntor, 2025 11:02 am
Skandali në Rumani, skema e shitjes së armëve që synonte të mashtronte BE
Bota

Skandali në Rumani, skema e shitjes së armëve që synonte të mashtronte BE

13 Nëntor, 2025 10:27 am
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK
Kronikë

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK

13 Nëntor, 2025 10:21 am
Para
Gjysma e të rriturve në SHBA janë vaksinuar kundër COVID-19

Gjysma e të rriturve në SHBA janë vaksinuar kundër COVID-19

COVID-19 në Indi, mbi 1 milionë të infektuar në 5 ditë

COVID-19 në Indi, mbi 1 milionë të infektuar në 5 ditë

Policia arreston shpërndarësin dhe porositësin e drogës në Korçë

Policia arreston shpërndarësin dhe porositësin e drogës në Korçë

TE FUNDIT

Mbledhja mes qeverive Shqipëri-Itali, Rama pritet me ceremoni nga Meloni

Mbledhja mes qeverive Shqipëri-Itali, Rama pritet me ceremoni nga Meloni
13 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama është pritur me një ceremoni zyrtare nga homologia italiane, Giorgia Meloni në Vilën Doria Pamphili në Romë, në kuadër të mbledhjes së...

Lexo më shumë

“21 Janari”, Berisha: Shkoj në SPAK, por kam vetëm një kusht…

“21 Janari”, Berisha: Shkoj në SPAK, por kam vetëm një kusht…
13 Nëntor, 2025

Kryeyari i PD, Sali Berisha deklaroi se do të paraqitet nesër në SPAK, si person në dijeni për dosjen e...

Lexo më shumë

SPAK merr nën hetim për tre vepra penale ish-drejtorin e burgjeve

SPAK merr nën hetim për tre vepra penale ish-drejtorin e burgjeve
13 Nëntor, 2025

Agim Ismaili, ish-drejtori i burgjeve është marrë nën hetim nga SPAK. Ish-kreu i burgjeve u thirr për herë të dytë...

Lexo më shumë

Deputetet e opozitës kërkesë Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
13 Nëntor, 2025

Deputetet e opozitës i janë drejtuar me një kërkesë zyrtare Presidentit të Republikës, që të kthejë për rishqyrtim në Kuvend...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com